Kosova, kryekusht për Serbinë

Komisionari për Zgjerim i BE-së, Stefan Fule është shprehur i bindur se negociatat për anëtarësim në BE do të jenë prioritet edhe i Qeverisë së re të Serbisë, porse përparimi i marrëdhënieve me Kosovën do të jetë i domosdoshëm për hapjen e negociatave.

Në një intervistë për portalin EurAktiv, Fule shfaqi bindjen se Serbia do të shënojë përparim në marrëdhëniet me Kosovën dhe e quajti “problem fundamental i cili qëndron në rrugën e hapjes së negociatave”, transmetojnë mediet e Beogradit.

Fule rikujtoi një varg detyrash që duhet të përmbush Serbia, të shtruara nga Këshilli i Evropës qysh në dhjetor të vitit 2011.

Në konkluzionet e dhjetorit të Këshillit theksohet se Serbia duhet të vazhdojë dialogun dhe të arrijë normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën që të marrë datën e fillimit të negociatave.

Fule po ashtu është shprehur optimist rreth perspektivës evropiane për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, posaçërisht për Kroacinë e Malin e Zi, të cilat kanë bërë më së shumti përparim, citon Koha.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).