Eko Higjiena

Kosova krahëhapur për investime ndërkombëtare

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj në intervistën dhënë “Albibnfo.ch” thotë e Kosova ofron klime të përshtatshme për investime. Ai fton investitorët ndërkombëtar që të vijnë në Kosovë.

Ai fton investitorët ndërkombëtar që të vijnë në KosovëMinistri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj i fton të gjithë investitorët ndërkombëtarë që të vijnë dhe të investojnë në Kosovë. Ai tha se Kosova ofron klime të përshtatshme për investime, sikurse ofron edhe kushte ideale për biznes në shumë sektore, energji, miniera, minerare, turizëm, energji…

Në intervistën dhënë për “albinfo.ch Beqaj tha se procesi i privatizimit të Postës dhe telekomunikacionit të Kosovës (PTK) po shkon sipas të gjitha standardeve më të larta ndërkombëtare, ndërsa shtyrja e afatit për dorëzimin e ofertave deri më 14 mars të këtij viti është bërë me kërkesën e konkurrentëve dhe për shkak të interesimit të Bankës Evropian për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) dhe Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC).

Albinfo.ch: Nga kush keni marrë kërkesa për shtyrjen e afatit të fundit për dorëzimin e ofertave për blerjen e 75% të aksioneve të PTK?

Beqaj: Komisioni qeveritar kur ka vendosur që ta shtyjë afatin e dorëzimit të ofertave ka pas komunikim edhe me shkrim me EBRD, të cilët kanë thënë se pas anëtarësimit të Kosovës në këtë institucion, janë të interesuar që të kontaktojnë me investitorët potencialë në PTK, për të përkrahur financimin e tyre. Përveç kësaj kemi komunikuar edhe me IFC si pjesë e Bankës Botërore, e cila në momentin që shpallet fituesi është e gatshëm që ta përkrahë atë financiarisht.

Zgjatja e afatit deri më 14 mars po bëhet me qëllim që të kemi një proces konkurrues i cili do ta rrit vlerën maksimale të transaksionit. Ne kemi marrë kërkesa edhe nga konkurrentët që të kenë më shumë kohë deri te dorëzimi i ofertave. Kemi ende katër kompani të cilat janë në garë, procesi është duke shkuar sipas planeve tona kohore dhe nuk parashoh asnjë devijim të procesit në këtë fazë.

Albinfo.ch: A keni marrë pëlqimin e konkurrentëve aktual për shtyrjen e afatit të privatizimit të PTK?

Beqaj: Në fakt ne kemi marrë kërkesë nga dy konkurrent për shtyrjen e afatit të dorëzimit të ofertave (deri më 14 mars), sepse edhe ata kanë qenë të interesuar për të diskutuar për format më të volitshme të financimit. Dua të vë në dukje se nuk ka dyshim në formën e financimit dhe në mundësitë financiare që kanë konkurrentët për blerjen e PTK, por kompanitë që cilat janë në garë, sipas informacioneve që i kemi nga këshilltarët e transaksionit, del se këta janë duke shikuar për financim cilësor dhe më të volitshëm. Pra ata (konkurrentët) kanë mundësi financiare por janë duke komunikuar me IFC dhe EBRD që ta rrisin cilësinë e ofertave të tyre.

KKVITI

Albinfo.ch: Cilat janë projektet tjera që Qeveria e Kosovës i inkurajon investimet e jashtme?

Beqaj: Pas privatizimit të distribucionit dhe PTK-së në të ardhmen e afërt ne po shohim mundësinë e përfshirjes së sektorit privat edhe në projekte tjera siç minierat dhe mineralet. Ne kemi aprovuar një Strategji minerare në Kuvend e cila jep orientimet afatgjate të zhvillimit të këtij sektori. Investimet në miniera mundësojnë punësime të reja në këtë sektorë, prandaj ne do të ofrojmë mundësi shumë të mëdha për investitorë potencialë.

Sektorë tjetër shumë i rëndësishëm është sektori i turizmit për të cilin ne tani kemi një ofertë ndërkombëtare për ndërtimin e një qendre turistike në Brezovicë. Kjo qendër do të merret, jo vetëm me turizëm dimëror, por edhe me turizëm veror, në kontekstin e rekreacionit. Brezovica është një qendër e cila mund të konkurrojë me rajonin por edhe me projektet tjera më të gjera.

Albinfo.ch: A keni projekte tjera atraktive për investitorë të jashtëm?

Beqaj: Një aspekt tjetër ku inkurajojmë investimet e huaja janë energjitë alternative të cilat së fundmi janë bërë mjaftë të popullarizuara në Kosovë. Vitin e kaluar ne kemi licencuar 24 magavatë për të filluar punimet për ndërtimin e një hidrocentrali të ri në Kosovë. Në fund të vitit të kaluar kemi paralicencuar edhe 100 megavatë të tjerë. Jemi duke përgatitur edhe bazën ligjore që Zyra e Rregullatorit të përgatit tarifa nxitëse për investime në këtë sektorë.

Një fushë tjetër shumë atraktive për investime në Kosovë është dhe industria e përpunimit të ushqimeve. Kosova importon shumë mallra ushqimore, prandaj ne kemi resurse për inkurajime në këtë sektor. Industria e lehtë, duke filluar nga përpunimi i drurit, tekstilet janë të gjitha këto mundësi të cilat Kosova i ofron për investitorët potencial.

Atraktiviteti ynë do të rritet, sepse rritja ekonomike të cilën ne e kemi pasur në kohë krizash është një element shumë pozitiv për investitorë.