Kosova ka stabilitet financiar

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Komisioni Kombëtar për Stabilitet Financiar dhe Menaxhim të Krizës, ka vlerësuar të hënën se sektori financiar vazhdon të ketë nivel të lartë të qëndrueshmërisë dhe trend pozitiv të zhvillimit, duke shërbyer si mbështetës i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik në vend.

Në takimin e Komisionit Kombëtar, të formuar në bazë të Memorandumit të Mirëkuptimit për Bashkëpunimin në Fushën e Stabilitetit Financiar në mes të Ministrisë së Financave, Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe Komisionit të Kuvendit për Buxhet dhe Financa, në përbërje ministri i Financave, Besim Beqaj, guvernatori i BQK-së, Bedri Hamza, dhe kryetarja e Komisionit për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Republikës së Kosovës Safete Hadërgjonaj.

RCCOLA

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Bedri Hamza, në cilësinë e kryesuesit të këtij komisioni, ka njoftuar anëtarët e komisionit lidhur me zhvillimet kryesore në sektorin financiar, të cilat tregojnë se ky sektor vazhdon të ketë nivel të lartë të qëndrueshmërisë dhe trend pozitiv të zhvillimit, duke shërbyer si mbështetës i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik në vend.

Kurse ministri i Financave, Besim Beqaj, dhe kryetarja e Komisionit për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Safete Hadërgjonaj, u zotuan për vazhdimin e bashkëpunimit në bazë të këtij memorandumi, me qëllim të ruajtjes së stabilitetit financiar në vend.