RCCOLA

Kosova ka pasur gjashtë qeveri të ndryshme, kjo është historia e koalicioneve

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Që nga përfundimi i luftës, Kosova është qeverisur nga 6 qeveri të ndryshme.

Por, deri me tani asnjë parti nuk ka rritur të krijoj qeveri e vetme.

Kështu koalicionet ishin të pashmangshme pas cdo palë zgjedhjeve.

Marrëveshja e parë për bashkëqeverisje mes partive politike u bë në vitin 2001, ku në zgjedhje të përgjithshme e para bindshëm kishte dal LDK e udhëhequr nga Ibrahim Rugova.

Por, pas shumë përpjekjeve ai dorëzoi postin e kryeministrit tek një kandidat konsesual e që ishte Bajram Rexhepi.

Zgjedhjet e radhë u mbajtën në vitin 2004.

Edhe në këtë rast, bindshëm e para doli partia që e drejtonte Ibrahim Rugova.

Por, pavarësisht kësaj ai përsëri dorëzoi postin e kryeministrit.

Ai lidhi koalicion me AAK-në të cilën e drejtonte Ramush Haradinaj.

Ky i fundit qeverisi vetëm 100 ditë, pasi që u ftua si i akuzuar për krime lufte në Tribunalin e Hagës.

Ndërkohë, bashkëqeverisja mes LDK’së e AAK’së, vazhdoi deri në vitin 2007.

Në zgjedhjet e këtij viti Lidhja Demokratike hyri në garë pa presidentin Ibrahim Rugova që kishte ndërruar jetë një vit më herët.

Poashtu partia ishte ndarë në dysh, pas një përplasje mes grupi të Fatmir Sejdiut me atë të Nexhat Dacit, në Kuvendin Zgjedhor të Partisë.

Këto zgjedhje i fitoi Partia Demokratike e Kosovës e udhëhequr nga Hashim Thaci.

Por, as ai nuk kishte numrat e nevojshëm që i vetëm të krijoj qeverinë.

Kështu ai u detyrua të lidh koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Marrëveshje mes dy partive u prish në vitin 2010, në kohën kur Gjykata Kushtetuese konstatoi se Fatmir Sejdiu që ishte president i Kosovës dhe kryetar i LDK-së, kishte shkelur kushtetutën duke mbajtur dy pozitat.

Eco Higjiena

Vendi shkoi sërish në zgjedhje në vitin 2010.

E para doli PDK, e cila qeverinë krijoi me AKR’në, e Hashim Thaçi bë për herë të dytë kryeministër.

As kjo qeveri nuk e çoi mandatin deri në fund.

Me mocion mosbesimi qeveria Thaci 2, ra e vendi shkoi përsëri në zgjedhje.

Edhe në zgjedhjet e viti 2014, Partia Demokratike e Kosovës doli e para.

Por, paritë që humbën zgjedhjet krijuan një bllok anti PDK, që zgjati plot 6 muaj.

E pas një drame të gjatë, u arrit që të krijohet qeveria.

Por, Hashim Thaci nuk u bë kryeministër.

Këtë rol e mori Isa Mustafa pasi që LDK, pranoi të futet në koalicion me PDK’në.

As qeveria Mustafa, nuk e mbaroi mandatin kushtetues.

Ajo ra në vitin 2017, pas një mocioni mosbesimi të nisur nga opozita.

Kosova u detyrua të shkoj sërish në zgjedhje.

Ndërsa, në këtë vit në minutat e fundit të afatit për dorëzimin e listave në KQZ, u lidh një koalicion parazgjedhor mes PDK-AAK-NISMA, i njohur si koalicion i ‘PAN’.

E numrin më të madh të votave në zgjedhjet e 2017’ës, i mori pikërisht ky koalicion.

Qeveria e Ramush Haradinajt ra, pasi që ky i fundit dha dorëheqje pasi që sic tha vet Haradinaj, ishte ftuar si i dyshuar në Gjykatën Speciale.

Kjo bëri që Kosova të zhvilloj zgjedhje të parakohshme edhe të dielën që shkoi, ku parti fituese doli Lëvizja Vetëvendosje me një diferencë të vogël në vota, me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Tani mbete të shihet se a do të arrij të krijoj qeverinë Albin Kurti që doli i pari në zgjedhje./express/