ARKATANA

Kosova ka bërë kompromis kur ka pranuar Planin Ahtisaari

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kompromisi nga ana e palës kosovare është bërë në vitin 2007, kur ata pranuan Planin Ahtisaari. Ka pasur shumë provizione, të cilat ishte vështirë për liderët kosovarë që t’i pranojnë, por ata e bënë në frymë të kompromisit, thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Albert Rohan, bashkë-hartues i Planit të Ahtisaarit.

Ai tha se Plani Ahtisaari nuk mund të jetë pikënisje për kompromise të tjera e të reja, nga të dyja palët, pasi sipas tij, kompromiset kryesore janë bërë atëherë.

“Natyrisht se ka një numër të detajeve, të cilat mund të lëvizin në drejtim të dëshirave të palës serbe. Një prej detajeve, është Asociacioni i komunave serbe, i cili është paraparë në Planin Ahtisaari. Por, detajet e tij, mund të formohen në mënyra të ndryshme, sepse i tëri është i bazuar në kartën evropiane të vetëqeverisjes lokale, të Këshillit të Evropës, që është një marrëveshje bazë për shtetet e përfshira”, tha ai.

Mobi Casa

“Ne jemi munduar gjithmonë gjatë negociatave të Ahtisaarit që t’i vëmë interesat e serbëve të Kosovës në rend të parë, e jo pretendimet territoriale të Beogradit. Mendoj se nëse kërkohet në këtë frymë (marrëveshja), atëherë do ta kenë më të lehtë të pranojnë atë që ka propozuar baronesha Ashton”, u shpreh Rohan.

Sipas tij, nga aspekti i Kushtetutës, propozimi i baroneshës Ashton nuk ofron asgjë më shumë. “Vetëm disa detaje janë plotësuar, si çështja se si ushtrohen përgjegjësitë e komunave, si emërohen shefat e policisë (në nivelin komunal) dhe të tjera. Këto gjëra nuk janë rregulluar në detaje në Planin Ahtisaari”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.