ARKATANA

Kosova importon naftë me cilësi të papranueshme për BE-në

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Prishtinë – Kosova nuk disponon me rafineri, por megjithatë konsiderohet vend me rrezikshmëri të lartë të ndotjes, për shkak të cilësisë së dobët, madje edhe kancerogjene të derivateve që shfrytëzohen nga automjetet dhe një pjesë e industrisë së saj, shkruan sot Koha Ditore.

Sekretariati i Komunitetit për Energji në kuadër të Komisionit Evropian u ka dhënë ultimatum vendeve të rajonit, nga edhe importohet një pjesë e madhe e karburanteve, që t’i plotësojnë direktivat e Bashkimit Evropian për përmbajtjen e sulfurit në derivate. Në këtë grup hyjnë Maqedonia, Serbia, Shqipëria dhe Bosnjë-Hercegovina, vende këto që kanë rafineritë e naftës. Në rang me to është edhe Ukraina.

Sipas ultimatumit, direktivat që kanë për synim uljen e sulfurit në lëndët djegëse, duhet të plotësohen më së largu deri më 12 prill të këtij viti, në të kundërtën, këto vende duhen të justifikojnë qëndrimin e tyre karshi BE-së.

UBT

Sipas të dhënave të Doganave, sasia më e madhe e derivateve që hyjnë në Kosovë vijnë nga Maqedonia dhe Shqipëria, të dyja këto vende të cilat nuk i përmbushin direktivat evropiane për cilësi të derivateve. Një sasi e naftës hyn edhe nga Serbia, nëpërmjet rrugëve ilegale nga veriu i vendit.

“Palëve kontraktuese u është dhënë mundësia që deri më 12 prill të realizojnë marrëveshjet e tyre sipas kërkesave të traktatit, ose të arsyetojnë qëndrimin e tyre”, thuhet në shkresën e Komunitetit për Energji.(koha)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.