Fundamenti

Kosova fton zyrtarisht vëllezërit Ajeti

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Albert Bunjaku të hënën ka filluar t’u bëjë ftesa zyrtare futbollistëve kosovarë për ndeshjen miqësore që Kosova do ta zhvillojë ndaj Haitit më 5 mars në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë. Përzgjedhësi i Përfaqësueses kosovare nuk preferon të përmend emra para 2 marsit, kur do ta publikojë listën zyrtare. “Shpërndarja e ftesave ka filluar sot (e hënë) dhe do të vazhdojë edhe ditëve në vijim. Ndërsa, më 2 mars publikohet lista zyrtare”, tha Bunjaku për gazetën.

Mirëpo, gazeta Arena ka arritur t’i mësoj disa nga emrat e futbollistëve që i ka ftuar Bunjaku e që pritet t’i veshin fanellat e skuadrës kosovare më 5 mars. Në mesin e të ftuarve janë edhe dy vëllezërit, Arlind e Albian Ajeti që luajnë në Zvicër.

United Hospital

Mbrojtësi 20 vjeçar, Arlind Ajeti aktualisht luan për Baselin dhe Përfaqësuesen U-21 të Zvicrës, kurse sulmuesi 17 vjeçar, Albian Ajeti luan për ekipin U-19 të Baselit dhe në Përfaqësuesen U-17 të Zvicrës. Në të dyja këto skuadra, luan edhe Adonis Ajeti, binjaku i Albianit, por ky i fundit nuk është ftuar për 5 mars.

Ftesat e marra nga Bunjaku i ka konfirmuar për Arenën edhe vet babai i këtyre tre lojtarëve, Afrim Ajeti. “Përzgjedhësi Albert Bunjaku fillimisht më ka kontaktuar nga Londra dhe më njoftoi se do t’i ftojë të dy djemtë e mi, Arlindin dhe Albianin. Ftesa e tij tashmë besoj të ketë arritur në klub. Por, një kopje të ftesës Bunjaku ma ka dërguar edhe mua”, deklaroi Afrimi për gazetën…(Tribuna – Arena).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.