Mobi Casa

Kosova është e pavarur, nuk është më prioritet i SHBA-ve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Përderisa dita e zgjedhjeve presidenciale po afron, rivalët e kësaj beteje politike, presidenti aktual Barack Obama dhe kandidati republikan, Mitt Romney, kanë ashpërsuar fjalorin ndaj njëri tjetrit, duke u fokusuar në problemet e brendshme.

Por, edhe politika e jashtme zë vend të konsiderueshëm të fjalimeve të kandidatëve për president.

Steve Clemons, kryeredaktor i revistës prestigjioze amerikane “The Atlantic” thotë se nuk beson se qasja e administratës amerikane do të ndryshojë për Ballkanin, pavarësisht se kush do ta fitojë të drejtën për t’u bërë president.

Ndërkaq, vendimi e administratës amerikane në kohën e Presidentit George W. Bush për njohjen e pavarësisë së Kosovës, sipas tij, e ka acaruar shumë Rusinë.

KKVITI

“Ngjarja më e madhe që ka ndodhur në rajonin e Ballkanit në periudhën e fundit është njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e SHBA–ve gjatë administratës së George Bush-it dhe ky veprim e ka zemëruar shumë Rusinë. Por, tashmë ky rajon do të ketë stabilitet dhe nuk parashoh ndonjë konflikt në të ardhmen. Ndërkaq, rreziku është i madh që Rusia të hyjë në konflikt me Gjeorgjinë“, thotë Clemons, raporton RTK.

Por, pavarësisht se çështje tashmë jo në plan të parë, Ballkani dhe Kosova, do të vazhdojnë që ta kenë tretmanin e njëjtë nga politika e jashtme amerikane. Të paktën kështu thotë, Jack Quinn, shef i kabinetit i zëvendëspresidentit amerikan gjatë viteve 1994-95.

“Nuk besoj se do të ndryshojë politika dhe interesimi i SHBA – ve për Ballkanin. Mirëpo, SHBA nuk do ta ketë vëmendjen sikur që e ka pasur në të kaluarën në Ballkan, për shkak se ka shumë vatra të tjera nëpër botë që kërkojnë më shumë vëmendjen amerikane”.