Fundamenti

Kosova ekstradon në Francë policin e Shqipërisë

/ 2 minuta lexim

Arben Byberi, polic nga Tropoja, është i dyshuari kryesor në mesin e më shumë se 42 shqiptarëve të dyshuar që u arrestuan në tetor të vitit të kaluar në jug të Francës dhe në Gjermani, për trafik ndërkombëtar të heroinës. Policia franceze në bashkëpunim me atë gjermane, derisa po ndiqnin një rast të migrimit ilegal të shqiptarëve, kishin gjetur një sasi të konsiderueshme të heroinës.

Më 21 korrik 2010, policia franceze kishte vërejtur se shqiptarja Albana Musa e kishte shkelur lejen e qëndrimit të Francës dhe kishte dalë në Gjermani. Derisa po kthehej për në Francë, policia e kishin vërejtur këtë shkelje dhe gjatë bastisjes që i kanë bërë banesës së saj, kishin gjetur 264 gram heroinë dhe një peshore precize që përdorej për matjen e sasisë së heroinës në gram. Në banesë ishte gjetur edhe Armand Puka, një tjetër i dyshuar si pjesëtarë i këtij rrjeti.

Eco Higjiena

Për t’ju rënë në gjurmë dhe për t’u siguruar se kush janë pjesëtarët e këtij grupi trafikantësh të heroinës, u kishte ndihmuar edhe një përleshje e armatosur në Gjermani në maj të vitit të kaluar ndërmjet dy grupeve shqiptare.