Hidromorava

Kosova e Re, sigurt drejt ritenderimit

/ 2 minuta lexim

Termocentrali Kosova B do të hiqet nga pakoja tenderuese e projektit Kosova e Re. Kështu ka marrë vendim të hënën Komiteti Drejtues për këtë projekt.

Burime të Expressit tregojnë se këtë e kanë kërkuar vetë kompanitë e parakualifikuara. Qeveria, më herët, e pati futur me zor Kosovën B në pako tenderuese, të cilën tash përmes Parlamentit duhet ta heqë. Nëse deputetët votojnë kundër, gjithçka nis nga e para.

Ashtu siç kërkuan investitorët, ashtu edhe u bë. Termocentrali Kosova B nuk do të jetë pjesë e pakos së projektit energjetik, Kosova e Re.

Kështu ka vendosur të hënën në takimin e fundit të tij, Komiteti Drejtues i Projektit “Kosova e Re”, konfirmojnë për gazetën Express, zyrtarë të këtij komiteti.

Këtë propozim pritet ta miratojë Qeveria e Kosovës në mbledhjen e ardhshme që do të mbahet gjatë kësaj jave.

Uji Dea

Bashkë me miratimin e këtij propozimi, mësohet se do t’u jepet drita e gjelbër edhe disa ndryshimeve sa i përket mihjes që do ta furnizojë termocentralin e ri me thëngjill dhe komplet strategjisë së energjisë.

Ndryshimet në projektin e Kosovës së Re i kanë konfirmuar edhe në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, pa përmendur se çfarë do të jenë ato.

Në këtë institucion nuk komentojnë për detajet e vendimit duke thënë se i takon Qeverisë të vendosë.

Tekstin e Plote mund ta lexoni ne numrin e sotshëm te Gazetës Express…