ARKATANA

Kosova e para në Evropë për përdorim të antibiotikëve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kosova është në vendin e parë në Evropë për përdorimin e antibiotikëve nëpërmjet rrugëve të gjakut e po ashtu është në dhjetëshen e parë të vendeve evropiane për përdorim e tyre nga rrugët orale.

Të dhënat u publikuan në punëtorinë dy ditore me temën “Rezistenca ndaj Antibiotikëve”, që filloi në Prishtinë.

Sipas një hulumtimi që është bërë nga INKSH-ja rreth përdorimit të antibiotikëve në Kosovë, del se është shqetësues përdorimi i tepruar i tyre. Andaj, me këtë rast Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani, tha se duhet punuar me shumë seriozitet që të ndryshohet praktika aktuale në Kosovë.

”U përmenden dy fakte se Kosova është në dhjetëshen e parë në Evropë për përdorimin e antibiotikëve dhe madje në vendin e parë në Evropë për nga përdorimi intravenoz i cefallosporinave(antibiotik), kjo është brengosëse”, tha ai.

Eco Higjiena

Rezistenca ndaj antibiotikëve mund të shkaktojë vdekjen, prandaj Ministria e Shëndetësisë, me këtë projekt është duke bërë përpjekje maksimale që të realizojë reformat në shëndetësi, tha drejtori i INKSH-së Naser Ramadani.

Ministri Agani, tha se është duke u punuar dhe do të ketë reforma në këtë drejtim sepse duhet ndryshuar praktikat aktuale të cilat i kemi në Kosovë.

Projekti është mbështetur nga Bashkimi Evropian, Organizata Botërore e Shëndetësisë, Ministria e Shëndetësisë, si dhe disa organizata të huaja që veprojnë në Kosovë./rtk/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.