Fundamenti

Kosova, drejt koncesioneve të reja në dialogun me Serbinë

/ 11 minuta lexim
Mobi Casa

Franca ende hezituese për liberalizimin e vizave për kosovarët

“Çdo negociatë supozon koncesione, nuk mund të komentoj përmbajtjen e marrëveshjes përfundimtare… Franca konsideron se u takon të dyja palëve të përcaktojnë përmbajtjen e një marrëveshjeje dhe të marrin në konsideratë të gjitha opsionet që mund të çojnë në një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare të kësaj mosmarrëveshjeje, me kusht që ajo të kontribuojë në forcimin e paqes dhe sigurisë në rajon”, shprehet Ambasadori francez

“Kosova Sot”: Gjatë tërë këtij viti ka dominuar nisma e presidentit Thaçi për të negociuar territoret me Serbinë që të arrihet një marrëveshje finale. Si e keni vlerësuar ju pozicionin e presidentit dhe këmbënguljen e tij që të bëhet një marrëveshje që prek kufijtë?

Amb.Chabert : U takon autoriteteve të Kosovës dhe vetëm atyre se si të udhëheqin dialogun me Serbinë dhe të përcaktojnë së bashku me Beogradin temat që duhet të përfshihen në marrëveshjen e gjithëpërfshirëse, e cila do të mund të arrihet.

“Kosova Sot” : Ne negociata kur njëra palë kërkon diçka edhe tjetra do të marrë diçka. Pra, nëse Kosova e do Luginën, sipas juve si diplomat, a duhet edhe Kosova të japë diçka?

Amb.Chabert : Çdo negociatë supozon koncesione, nuk mund të komentoj përmbajtjen e marrëveshjes përfundimtare. “Kosova Sot” :Në këtë rast, sipas jush, a është thjesht korrigjim kufiri apo shkëmbim territoresh?

Amb.Chabert : Unë vetëm mund t’ju sugjeroj t’i referoheni përgjigjeve të mia të mëparshme. Thaçi mund të bëjë marrëveshje, pa pëlqimin e Kuvendit

“Kosova Sot” : Kosova megjithatë nuk ka unitet. Kryeministri është kundër presidentit për temën e territoreve. Si mund të arrihet një marrëveshje atëherë me Serbinë?

Amb.Chabert: Sipas mendimit tim, është e dëshirueshme që procesi i negociatave të jetë i hapur dhe transparent, duke përfshirë edhe opozitën dhe shoqërinë. Për këtë qëllim, krijimi i një ekipi negociues nga Kuvendi është një hap thelbësor. Është e rëndësishme që ai të jetë sa më i gjerë dhe të ketë një koordinim të mirë midis të gjithë pjesëmarrësve të Dialogut të Kosovës. Përveç kësaj, mënyrat e informimit dhe bashkëngjitjes së shoqërisë civile gjatë negocimit, veçanërisht sa i përket trajtimit të aspekteve të së kaluarës, gjithashtu mund të jenë të dobishme.

“Kosova Sot”: A mund të nënshkruajë marrëveshje me Vuçiqin presidenti Thaçi pa e marr pëlqimin e Kuvendit?

Amb.Chabert : Kushtetuta parashikon ratifikimin nga ana e Parlamentit të marrëveshjeve ndërkombëtare me dy të tretat e deputetëve. Në ligjet e Kosovës, si në të drejtën ndërkombëtare, ratifikimi bëhet pas nënshkrimit të marrëveshjes.

“Kosova Sot” : Franca a e mbështet një shkëmbim eventual territoresh mes Kosovës dhe Serbisë? Amb.Chabert :Franca konsideron se u takon të dyja palëve të përcaktojnë përmbajtjen e një marrëveshjeje dhe të marrin në konsideratë të gjitha opsionet që mund të çojnë në një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare të kësaj mosmarrëveshje, me kusht që ajo të kontribuojë në forcimin e paqes dhe sigurisë në rajon.

“Kosova Sot” : Nëse veriu mbetet në Serbi, çfarë pasojash do të kishte Kosova? Amb.Chabert : Edhe për këtë pikë, unë vetëm mund t’ju sugjeroj t’i referoheni përgjigjeve të mia të mëparshme Taksa 100 për qind e goditi imazhin e Kosovës në ekonominë evropiane

“Kosova Sot” : Së fundmi, Qeveria vendosi një taksë 100 për qind që e ka goditur tregtinë me Serbinë dhe ka zgjuar një nacionalizëm ekonomik te shqiptarët e Kosovës, por nga ana tjetër ka tensione te pakica serbe, dorëheqje të kryetarëve të komunave në veri, reagime etj. A besoni ju se Qeveria kosovare nuk do të tërhiqet nga masa drastike tregtare?

Amb.Chabert : Franca, Bashkimi Evropian dhe të gjitha shtetet anëtare kanë argumentuar se kjo masë është në kundërshtim me angazhimet evropiane të Kosovës: në raport me Marrëveshjen Evropiane të Tregtisë së Lirë (CEFTA) dhe Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit me Bashkimin Evropian. Përndryshe, këto dy marrëveshje kanë për qëllim, në veçanti, rritjen e ekonomisë së Kosovës dhe tërheqjen e investitorëve të huaj. Tatimi 100% godet kompanitë evropiane sikurse kompanitë serbe, por edhe kompanitë kosovare që prodhojnë nga materialet e importuara nga Serbia. Përveç vështirësive të hasura në muajt e fundit lidhur me një numër pengesash jo-tarifore ndaj tregtisë, ajo po dëmton mjaft imazhin e Kosovës në ekonominë evropiane, pas shumë vjetësh përpjekjesh për ta përmirësuar atë. Prandaj, është e thelbësore që kjo masë të tërhiqet. Sepse, duke e vënë ekonominë e vendit në vështirësi nuk mund ta avancojmë atë në rrugën e zhvillimit shoqëror.

“Kosova Sot”: Nga analistët është komentuar vendimi për taksën si një zhvendosje e vëmendjes publike nga dështimet e Qeverisë, siç ishte së fundmi edhe dështimi me Interpolin. Sipas jush, Ambasador, ka lidhje kjo me këtë?

Amb.Chabert : Unë mundem vetëm t’i referohem deklaratave të autoriteteve kosovare për futjen e kësaj takse. Unë nuk shoh ndonjë motiv tjetër.

“Kosova Sot”: Meqë jemi te Interpoli, përse dështoi Kosova dhe a ka faj diplomacia kosovare këtu?

Amb.Chabert :Diplomacia kosovare ka bërë një punë të jashtëzakonshme në këtë çështje dhe Kosova nuk ka pse të ndihet keq për këtë. Sistemi i votimit brenda Interpolit e ka bërë anëtarësim një punë shumë të vështirë, por përpjekjet duhet të vazhdojnë për të arritur këtë synim. Korrupsioni dhe krimi i organizuar, pengesë për liberalizimin e vizave

“Kosova Sot”: Flasim për liberalizimin e vizave. Është raportuar se edhe Franca po heziton ta mbështesë Kosovën. Si qëndron e vërteta?

KKVITI

Amb.Chabert: Realiteti është se një numër i madh i vendeve të Bashkimit Evropian, përfshirë Francën, kanë shprehur kërkesa për shpjegim dhe saktësim të disa çështjeve. Për shembull, për të parë nëse disa nga kriteret që ishin vlerësuar si të përmbushura dy vjet më parë, konsiderohen ende të tilla, por edhe për të verifikuar nëse Kosova është e vendosur dhe e konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dy fenomene që përbëjnë një burim shqetësimi në rritje në Evropë.

“Kosova Sot” : Megjithatë, nuk është në axhendën e Keshillit Evropian liberalizimi i vizave për kosovarët as në dhjetor. Përse kjo zvarritje e re? Kur do të lëvizin kosovarët pa viza, sipas jush?

Amb.Chabert: Kujtoj se Bashkimi Evropian, sa i përket kësaj, nuk ka përmendur kurrë një datë për liberalizimin e vizave dhe prandaj është e pasaktë nga kjo pikëpamje të flasësh për zvarritje. Procesi i liberalizimit të vizave është në vazhdim e sipër, Bashkimi Evropian është duke e trajtuar këtë çështje dhe do të prononcohet, kur të vijë koha, në bazë të një vlerësimi të përparimit të Kosovës në fushën e sundimit të ligjit. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është padyshim qendrore për këtë.

“Kosova Sot” : A ju duket i durueshëm populli kosovar, Ambasador? Në Francë ka protesta masive pasi nafta është rritur disa centë, ndërsa ne në Kosovë, që kemi rroga mesatare shumë të ulëta, e paguajmë gati sa francezët një litër naftë, por nuk protestojmë…

Amb.Chabert : Secili vend ka historinë dhe modelin e vet social dhe kështu është e vështirë të krahasohet. Unë besoj, megjithatë, se populli i Kosovës meriton të ketë një ekonomi që krijon vende pune, një sistem mjekësor që siguron qasje për mjekim për të gjithë, një sistem arsimor cilësor që garanton një të ardhme për të rinjtë dhe një cilësi të jetës, një cilësi tê ambientit që nuk i jep më popullsisë së saj dhjetë vjet më pak jetëgjatësi mesatare se pjesa tjetër e Evropës. Këto çështje duhet të jenë përparësi absolute për drejtuesit e institucioneve dhe kështu janë në qendër të axhendës së reformave që Bashkimi Evropian i mbështet në Kosovë. Do të doja t’ju kujtoja se për kokë banori, Kosova është vendi më i ndihmuar financiarisht në botë nga Bashkimi Evropian.

“Kosova Sot” : Ku do të jeni për ndërrimin e moteve dhe cila është porosia juaj për kosovarët?

Amb.Chabert : Do ta kaloj Vitin e Ri në Budapest, sepse unë kam qenë gjithmonë i magjepsur nga magjia e Danubit dhe ai askund nuk është më i bukur se në këtë qytet. Unë i uroj kosovarëve më 2019 një Vit të Ri të lumtur për ta, familjet e tyre dhe të dashurit e tyre, por gjithashtu edhe për Kosovën, që i dëshiroj përparim të madh në zbatimin e reformave dhe shumë suksese në rrugën e saj drejt Bashkimi Evropian.

MULTIETNICITETI NUK DUHET TË PREKET

“Kosova Sot” : Pse duhet të hapet tash kutia e Pandorës, kur dihet se Kosova është njohur nga mbi 110 shtete në këta kufij dhe Gjykata e drejtësisë ka dhënë opinion në favor të Kosovës? Amb.Chabert : Perspektiva evropiane e propozuar për Ballkanin Perëndimor, e konfirmuar më 6 shkurt 2018, presupozon që secili nga vendet në fjalë të vendosë marrëdhënie të mira fqinjësore me vendet e tjera të rajonit. Është e rëndësishme në këtë drejtim që Serbia dhe Kosova të normalizojnë plotësisht marrëdhëniet e tyre. Ky është një kusht i përafrimit të tyre reciprok drejt Bashkimit Evropian.

“Kosova Sot” : A e rrezikon multietnicitetin përpjekja për të krijuar zona të pastra etnikisht, pra marrja e Luginës me shqiptaret dhe dhënia e ndonjë pjese në veri me serbë? Cili është mesazhi dhe efekti te banorët e komuniteteve pakicë në Kosovë, veçmas serbët?

Amb.Chabert : Cilado qoftë përmbajtja e marrëveshjes që mund të negociohet me Serbinë, Kushtetuta e Kosovës garanton mbrojtjen e të drejtave të të gjitha pakicave që marrin pjesë në diversitetin e kombit kosovar dhe përfshirjen e tyre në institucionet e vendit. Prandaj, Kosova do të mbetet një vend multietnik dhe demokratik.

GARANCITË PËR NJOHJET DHE OKB-NË “Kosova Sot”: A ka garanci, sipas jush, se nëse mbërrihet marrëveshja Kosove-Serbi, Rusia e zhbllokon Kosovën në OKB dhe 5 anëtare të BE-së e njohin Kosovën?

Amb.Chabert : Rusia dhe pesë vendet jo-njohëse të Bashkimit Evropian janë shtete sovrane dhe u takon atyre dhe vetëm atyre që ta paraqesin qëndrimin e tyre të njohur kur të vijë koha. Megjithatë, është e qartë se kjo do të krijonte një kontekst jashtëzakonisht të favorshëm për Kosovën.

DREJTËSIA TË KRYEJË PUNËN E SAJ E PAVARUR

“Kosova Sot” : Opozita kërkon zgjedhje, por nuk i ka numrat për rrëzimin e Qeverisë. Në këtë moment politik, a janë zgjidhje zgjedhjet e reja? Amb.Chabert : Qeveria është funksionale dhe po vepron. Duhet të respektohen rregullat kushtetuese. Kjo është thelbësore për demokracinë. I takon opozitës të vendosë nëse duhet ose jo të paraqesë një mocion mosbesimi, por nuk më takon mua të vlerësoj këtë mundësi.

“Kosova Sot” : Si po qeveris Qeveria “Haradinaj” me disa anëtarë të saj me aktakuza?

Amb.Chabert :Unë nuk kam asnjë koment lidhur me procedurat ligjore në zhvillim e sipër. Megjithatë, është thelbësore që drejtësia të kryejë punën e saj me kompetencë, në mënyrë efikase dhe të pavarur. Në secilin shtet të së drejtës, çdokush gëzon të drejtën pafajësisë, deri në shpalljen e verdiktit.

eve franceze për investime në Kosovë?

Amb.Chabert: Kam vërejtur një interes në rritje të kompanive franceze për Kosovën, siç dëshmohet nga suksesi i forumit të investimeve të organizuar më 26 tetor nga Klubi Afarist frankofon në Kosovë (KOCAF), me pjesëmarrjen e rreth 130 kompanive. Jam i lumtur për këtë, dhe disa kompani franceze tashmë janë liderë në sektorin e tyre në Kosovë.