Eko Higjiena

Kosova, drejt destabilizimit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Lëvizja “Vetëvendosje” e ka vlerësuar si kidnapim me urdhër të Qeverisë arrestimin e deputetit, Albin Kurti, duke thënë se vendi po shkon drejt një destabilizimit. Por, këto akuza të drejtuesve të kësaj partie opozitare janë hedhur poshtë nga Prokuroria e Shtetit dhe nga Policia e Kosovës. Sipas këtyre të fundit, nuk ka pasur asnjë lloj ndikimi politik në arrestimin apo siç e quanin ata ndalimin e Kurtit, ndërsa kanë thënë se deri te arrestimi i tij ka ardhur pasi deputeti i “Vetëvendosjes” ka refuzuar të paraqitet në Polici për intervistim.

Gjatë një konference për media, drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, ka bërë publike fletëthirrjen e lëshuar nga Prokuroria e Shtetit, të cilën ia kanë dërguar deputetit, Albin Kurti, dhe deputetes, Albulena Haxhiu, në adresat e tyre përkatëse, duke thënë se familjarët e tyre e kanë refuzuar këtë thirrje.

Fundamenti

“Urdhri i prokurorit është në Nenin 6 të Ligjit për Policinë e Kosovës, ku thuhet se Policia e Kosovës është e obliguar që t’i zbatojë të gjitha urdhrat legjitime të Prokurorisë së Shtetit dhe të Gjykatës. Prandaj, unë vazhdoj të ritheksoj se Policia ka zbatuar urdhrat e Prokurorisë. Çdo urdhër që jepet nga Prokuroria e Shtetit për ne është urdhër”, ka deklaruar Maxhuni.

Kurse prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Besim Kelmendi, ka thënë se mbajtja në intervistim dhe lirimi i Kurtit është bërë vetëm në bazë të shkresave të lëndëve dhe nuk është ndikuar aspak nga asnjë presion i mundshëm./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.