ARKATANA

Kosova dhe Serbia vazhdojnë dialogun në nivel presidentësh dhe kryeministrash

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kosova dhe Serbia do të zhvillojnë takimin e dytë në nivelin më të lartë politik më 1 shkurt, në Bruksel nën lehtësimin e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Maja Kociançiq. zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian ka konfirmuar se në takimin e 1 shkurtit janë “ftuar presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa si dhe presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq dhe kryeministri Aleksandar Vuçiq”.

Ftesa, atyre u është dërguar nga Përfaqësuesja e Lartë, Federica Mogherini, ka konfirmuar Kociançiq.

Takimi i parë i këtij niveli, ishte mbajtur më 24 janar, dhe ishte cilësuar si mjaft i vështirë.

Qëllimi i këtyre takimeve, sipas Bashkimit Evropian është fillimisht ulja e tensioneve mes dy vendeve, pas veprimeve të Serbisë që nga autoritetet e Prishtinës u cilësuan si provokuese; siç është ndërtimi i murit në Mitrovicën veriore, pastaj nisja e trenit nga Beogradi për në Mitrovicë si dhe urdhër-arrestet serbe në Interpol që quan në ndalim liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj në Francë.

Mobi Casa

Andaj, pritjet janë që të dyja palët të trajtojnë fillimisht çështjen e uljes së tensioneve dhe respektimin e marrëveshjes që të mos ketë, siç është thënë, veprime që nxisin këso lloj tensione.

Të shtunën, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi kishte konfirmuar përmes një postimi në rrjetin social Facebook se kishte zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku ishin dakorduar që të gjitha veprimet të shkojnë në funksion të normalizimit reciprok.

Kurse nga aspekti i temave të pa-përmbyllura, Kosova dhe Serbia kanë nisur shumë tema, por të cilat ende nuk janë finalizuar, siç është çështja e strukturave paralele të drejtësisë në veri dhe integrimi i tyre, pastaj bisedimet për çështjen e energjisë dhe funksionimit të operatorëve në veri të Kosovës, si dhe tema më e nxehtë ajo e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Nëse i referohemi palës nga Prishtina, këto takime do të duhej të shërbenin edhe për të nisur fazën finale të bisedimeve, deri në arritjen e një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve midis dy shteteve.

Sidoqoftë, mbetet të shihet se cila do të jetë agjenda përfundimtare që do ta përcaktoj në vijim, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, si lehtësuese e dialogut. (REL)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.