Mobi Casa

Kosova çdo vit me numër të njëjtë hotelesh

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Me gjithë ndërtimet që janë bërë në dy vitet e fundit në Kosovë, numri i hoteleve të licencuara nuk ka ndryshuar aspak. Së paku, në shifrat që publikohen çdo tre muaj nga Agjencia e Statistikave që nga viti 2011 ai nuk ka lëvizur fare. Deri në tremujorin e parë të këtij viti numri ka mbetur në 170. Madje edhe teksti për këtë punë s’po ndërrohet fare.

“Duke u bazuar në të dhënat me të cilat posedon Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) departamenti i Hotelerisë dhe Turizmit, si dhe Enti i Statistikave të Kosovës (ESK), del se në të gjitha komunat e Kosovës veprimtarinë hoteliere e ushtrojnë 170 hotele të licencuara”, thuhet në të gjitha publikimet tremujore të ASK-së të bëra nga viti 2011.

GRANDEMALL

Kurse, dallimi në numër që nga viti 2010 e deri më tani është vetëm në 7 hotele. Sipas ASK-së, në vitin 2010 kanë qenë 163 hotele të licencuara. Mirëpo, për krejt këto shifra dhe tekst të përsëritura në Agjencinë e Statistikave thonë se fajtorë është dikush tjetër. Ata thonë se krejt të dhënat i marrin nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë… (Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.