Kosova Boxing zgjedh Haxhi Krasniqin – boksieri më i mirë për 2014
Viti 2014 ishte viti më vështirë për të përzgjedhur boksierin vitit, duke ditur se kishte shumë boksierë që u dalluan. Ndër më të mirët u dalluan Nuri Seferi, Edis Tatli dhe Haxhi Krasniqi, dhe njëri nga këta do ta fitonte këtë çmim që Kosova Boxing prej themelimit (2009) e ndan epitetin për më të mirin.
Këto janë çmimet që u ndanë për këtë vit:
Boksieri më i mirë për 2014 – Haxhi Krasniqi
Boksieri më i mirë amator për 2014 – Armend Xhoxhaj
Kikboksieri më i mirë për 2014 – Shkodran Veseli
Ky është viti i gjashtë që ndahet titulli i më të mirit. Ndërsa Kosova Boxing, për herë të tretë Krasniqin e zgjedh boksierin më të mirë të vitit. Krasniqi më parë u zgjodh më i miri i vitit në vitet 2011 dhe 2012.
Haxhi Krasniqi pati këtë vit tre meçe dhe në tre duelet e tij doli fitues. Meçin e parë këtë vit e pati në muajin mars ndaj ganezit Emmanuel Danso, të cilin arriti ta nokautojë në raund të shtatë. Me këtë fitore, Krasniqi u kurorëzua me titullin ËBO-International.
Fitoren e dytë e zhvilloi në muajin korrik ku mposhti ukrainasin Oleksandr Cherviak me vendim unanim pas 12-raundeve. Me këtë fitore mbrojti titullin WBO-International dhe fitoi titullin tjetër WBA-Continental që ishte vakant.
Dhe në fundjavën që lamë pas arriti fitore ndaj polakut Dariusz Sek me vendim unanim pas 12-raundeve duke mbrojtur titujt WBO-International dhe WBA-Continental. /Telegrafi/


