Mobi Casa

“KOSOVA BOJKOTON”, një numër i madh i qytetarëve bojkotojnë marketet sot dhe nesër

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Një numër qytetarësh kanë marrë iniciativën për të bojkotuar marketet sot dhe nesër, si reagim ndaj çmimeve të larta të produkteve bazë.

Ky bojkot ka për qëllim të tërheqë vëmendjen për rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe produkteve të tjera të nevojshme, të cilat kanë rënduar ndjeshëm buxhetin e familjeve.

Në grupin publik që është krijuar në Facebook “KOSOVA BOJKOTON”, është bërë thirrje që qytetarët të bojkotojnë dy ditë marketet, transmeton Telegrafi.

Grupi ka bashkuar më shumë se shtatë mijë qytetarë, që kanë shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me çmimet e larta.

GRANDEMALL

Në grupin i cili është i hapur, janë shpërndarë edhe fotografi të shumta të çmimeve të larta të produkteve ushqimore, e po ashtu nuk mungojnë edhe krahasimet e çmimeve ku në Kosovë janë më shtrenjtë se sa në vendet evropiane.

Deri tani, ka pasur shumë qytetarë që janë ankuar për çmimet e larta.

Iniciativa për bojkotim të marketeve ka pasur edhe në Maqedoninë e Veriut, Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci e të tjera shtete./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.