ARKATANA

Kosova anëtare e OKB-së, zgjidhje kreative

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nuk ka kushte të reja për Serbinë dhe pres që në fillim të vitit të ardhshëm të startojnë negociatat e Serbisë me BE-në, ka thënë për Radio Evropën e Lirë drejtori i Fondacionit Konrad Adenauer në Serbi, Henri Bone.

Ai konsideron se është me rëndësi të gjendet një zgjidhje kreative që do t’i mundësonte Kosovës karrige në KB, porse kjo, sipas tij, nuk do të nënkuptonte që Serbia të njihte pavarësinë e saj, njofton Blic.

Bone thekson se tani është vendimtar definimi i kornizës negociuese dhe aty “non paper“ gjerman gjithsesi do të ketë ndikim dhe se duhet përcaktuar mënyrën që çdo kapitull në negociata të ndërlidhet me çështjen e Kosovës.

Ai thotë se kapitujt 23, 24 dhe 35 do të hapen në fillim të negociatave dhe do të mbyllen në fund të tyre, transmeton “Koha”.

Uji Dea

“Kjo do të thotë se në ndërkohë ato mund të plotësohen e konkretizohen marrë parasysh çështjet e hapura dhe situatën konkrete në terren”, thekson Bone.

Ai ka përkujtuar se kapitulli 35 ka të bëjë me bashkëpunimin rajonal të Serbisë, në atë kontekst edhe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën por se nuk mund të ndahen çështjet tjera siç janë transporti, përkatësisht problemet me rastin e kalimit të kufirit, të njerëzve dhe të mallit.

Sipas tij, Beogradi e Prishtina duhet ë mendojnë për epilogun e negociatave dhe kjo, thotë Bone, në kuptimin e gjerë përfshin edhe njohjen zyrtare të ndërsjellë.

Ai shton se është me rëndësi të gjendet një zgjidhje kreative për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe për këtë ai ka marrë shembullin e Gjermanisë Perëndimore dhe të asaj Lindore të cilat e gjetën zgjidhjen për anëtarësimin tyre në KB, pa e njohur njëra-tjetrën. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.