Mobi Casa

“Kosova A” mbyllet kur fillon prodhimin “Kosova e re”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Fadil Ismajli, ka marrë pjesë në konferencën e investimeve në fushën e energjisë të organizuar nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë në Vjenë, ku po marrin pjesë ministrat e vendeve anëtare të TKE-së, Komisioni Evropian, BERZH, KfW, Banka Botërore dhe institucione tjera bankare dhe financiare.

Në konferencë temat kyçe që u diskutuan ishin nevoja e investimeve në projektet me interes për Komunitetin e Energjisë, kapacitetet gjeneruese dhe transmisionit, sfidat me të cilat ballafaqohen ndërmarrjet vendore si dhe fusha rregullative e vendeve përkatëse. Ministri Ismajli theksoi rëndësinë dhe planet e investimeve në gjenerim respektivisht në rehabilitimin e kapaciteteve gjeneruese si dhe ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, përmirësimin dhe ngritjen e kapaciteteve transmetuese.

Mobi Casa

Po ashtu ai edhe një herë siguroi të pranishmit që mbyllja e termocentralit “Kosova A” është e lidhur ngushtë me ndërtimin, përkatësisht hyrjen në operim të termocentralit të ri. Gjithashtu, theks të veçantë, ministri Ismajli i ka dhënë efiçiencës së energjisë dhe politikave shtetërore në këtë sektor duke e cilësuar si një nga prioritetet e Qeverisë së Kosovës dhe ka shtuar se tashmë janë dhënë një numër grantesh dhe kredi të buta për studime fizibiliteti dhe implementim të masave të EE nëpër ndërtesa publike në nivel lokal dhe qendror.

Në këtë linjë, Ismalji ka informuar të pranishmit me kapacitetet për burimet e ripërtërishme të energjisë. “Plani i Dytë Nacional i BRE-ve 2011-2020 sapo është aprovuar përmes të cilit Kosova do të arrijë caqet indikative që 29.47% të konsumit total të jetë nga burimet e ripërtërishme. Momentalisht Zyra e Rregullatorit në Kosovë është duke shqyrtuar 27 aplikacione për gjenerim nga BRE-të”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.