UBT

“Kosova, 1, 2 dhe 3”, libri më i shitur në pesëmbëdhjetë vitet e fundit

/ 5 minuta lexim
ARKATANA

Libri më i shitur në pesëmbëdhjetë vjetët e fundit, “Kosova” e Jusuf Buxhovit, së shpejti do të ribotohet. Në treg janë librat e botimit të pestë, ndërkaq, botimi i gjashtë pritet të dal në dritë brenda një muaji e gjysmë. Autori thotë se është i mahnitur nga kjo, ndërsa botuesi i befasuar me shitjen.

Dy vjet pas nxjerrjes së librit të parë “Kosova” të autorit Jusuf Buxhovi, që në fakt është kompleti i tri veprave me të njëjtin emër, në tregun kosovar të librit së shpejti do të vijë botimi i gjashtë i librave në fjalë.

Librat që i takojnë botimit të fundit, gjegjësisht, të pestit, pothuajse janë shitur të gjitha, ndërkaq, kërkesat e shumta nga lexuesit kanë bërë që botuesi së shpejti të nxjerrë në treg botimin e gjashtë.

“Kosova, 1, 2 dhe 3” vazhdon të mbetet libri më i shitur në treg, dhe gjithashtu vepra e shkruar nga një autor kosovar që ka hapur më së shumti debat në historinë e librit kosovar, brenda dhe jashtë Kosovës.

Vetë autori i librit, gjatë një prononcimi për KultPlus ka thënë se ribotimi i veprës paraqet një ndjesi të veçantë për të, siç ka thënë ai, veçmas kur bëhet fjalë për libra të natyrës shkencore, siç është “Kosova” në tri vëllime me rreth 2500 faqe, në të cilën trajtohen çështje të hapura ose ato që vazhdojnë të jenë të kontestueshme.

“Kthimi i “Kosovës” në bestseler tregon qartë se interesimi për të si dhe popullarizimi i saj , nuk ka të bëjë vetëm pse është libri i parë ku një kornizë historike Kosova nëpërmes Dardanisë lidhet me antikitetin duke e nxjerrë atë edhe qendër të qytetërimit të lashtë, por ka të bëjë edhe me atë se problematika e shqyrtuar shfaqet jashtë klisheve ideologjike dhe ngarkesave të tjera nga të cilat edhe sot e gjithë ditën nuk është liruar një pjesë e mirë e hsitoriografisë institucionale në Prishtinë dhe Tiranë, ndër të cilat, gjithsesi se më të papranueshmet janë ato të trashëguara nga stereotipet e historiografisë serbomadhe, ku Kosova, nga aspekti kulturor dhe shpirtëror, siç është rasti me trashëgiminë e krishtere ortodokse, edhe më tutje shihet si qifllik i Serbisë mesjetare”, ka thënë Jusuf Buxhovi.

Ndërkaq, drejtori i Shtëpisë Botuese “Faik Konica”, Nazmi Rrahmani, e cila e nxjerr në treg librin në fjalë, beson se brenda një deri në një muaj e gjysmë do të dalë në treg “Kosova” e botimit të gjashtë.

Mobi Casa

“Tash është në fund botimi i përparmë dhe para se të marr fund ai, në treg do të vinë librat e botimit të gjashtë”, thotë ai.

Shkrimtari Rrahmani e pranon se as vetë nuk ka besuar se libri, që siç thotë ai, është më i shituri në pesëmbëdhjetë vjetët e fundit, do të shitet kaq shumë, sa që, sipas tij, për një kohë të shkurtë do të bëhet jo vetëm libër që e blejnë të interesuarit për histori, por pothuajse secila familje shqiptare, duke u lexuar nga lexuesit e zakonshëm.

“Ai është libër i shtrenjtë, prandaj librat e shtrenjtë e kanë një farë pengese, si të them në shitje, por megjithatë është menduar meqenëse do të jetë historia e parë e Kosovës, është menduar se do të jetë njëri prej librave më atraktiv dhe njëri prej librave për të cilin do të interesohen lexuesit, dhe njëri prej librave të cilin sado ku do shkenca s’do të mund ta kalojë, e sidomos shkenca e historisë nuk mund ta kalojë pa u marrë edhe me të. Prandaj, është menduar se do të jetë njëri prej librave interesant, por jo në këtë masë”, ka thënë ai.

“Kosova 1, 2 dhe 3” tashmë është botuar edhe e përkthyer në gjuhën angleze. Autori Buxhovi thotë se të tilla janë botuare gjashtë mijë kopje, ose tetëmbëdhjetë mijë ekzemplarë.

“Pjesa më e madhe e tirazhit (katër mijë kopje ose dymbëdhjetë mijë ekzemplarë) janë nisur për në SHBA dhe, sipas informatave që kam, kanë filluar të shiten nëpërmes Amazonit dhe përfaqësisë së “Jalifat Publishingut”. Botuesi amerikan njofton se pjesa më e madhe e tirazhit thuajse është shitur, dhe se pritet që së shpejti të fillojë botimi i dytë në një tirazh edhe më të madh”, thotë ai.

Autori i librit thekson se interesimi i madh për “Kosovën” në anglisht po tregohet edhe në vendet evropiane dhe veçmas në Turqi, ku botuesi ka hapur përfaqësi.

“Në SHBA dhe në Turqi shitja e librit do të përcillet edhe me promovime, që pritet të fillojnë nga gjysma e shkurtit për të vazhduar gjatë gjithë vitit. Por, kur jemi te promovimet e “Kosovës” në anglisht, duhet thënë se premiera evropiane fillon javën e ardhshme në Slloveni”, ka sqaruar ai./KultPlus.com

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.