ARKATANA

“Kosmet Put” mbi kufoma shqiptarësh

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Deri në mars të vitit 1999 ishte kënetë. Pas këtij muaji ajo pjesë u mbush me dhe. Më vonë aty edhe u ndërtua një objekt për mirëmbajtjen e rrugëve. Nën këtë ndërtesë në vendin e quajtur Rudnicë të Rashkës në Serbi supozohet se janë trupat e mbi 250 shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë.

E si për koincidencë kompania e ka emrin “Kosmet Put” (Rruga e Kosovës). Të premten në oborrin e ndërtesës pas disa ditë gërmimesh janë gjetur eshtra dhe rroba të viktimave të vrara në Kosovë e të dërguar në Serbi. Njoftimi është konfirmuar edhe nga EULEX-i por edhe nga Komisioni Qeveritar për persona të zhdukur në Kosovë.

Uji Dea

Arsim Gërxhaliu i cili gjendet duke punuar në Rashkë, tha se pas punës së vazhdueshme të gërmimit, të premten rreth orës 12:20, në afërsi të një objekti janë gjetur eshtra dhe rroba të viktimave të vrara në luftë. Sipas Gërxhaliut, gërmimet do të vazhdojnë ende në këtë lokacion, ndërkohë pritet që të rrëzohet edhe një objekt nën themelet e të cilit dyshohet që ka ende mbetje të trupave të viktimave./Tribuna/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.