FITORJA

KOSID kundër shtrenjtimit të rrymës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm – KOSID ka kundërshtuar fuqishëm rritjen e çmimit të energjisë.

KOSID kundërshton çdo tentativë për rritjen e çmimit të importit të energjisë, me pretekstin e situatës së përkohshme të krijuar, meqë, sipas tyre, një gjë e tillë do të ndikojë negativisht në shportën e konsumatorit kosovar.

“Konsumatorët nuk duhet ngarkuar për dështimet e palëve përgjegjëse dhe se shfrytëzimi i situatës së krijuar për përfitime biznesore është jo parimore dhe e dëmshme për qytetarët, për të cilët energjia është tejet e shtrenjtë edhe tani. KOSID vazhdimisht ka kërkuar që të implementohen masat e eficiencës dhe të ketë planifikim afatgjatë dhe jo masa të përkohshme të cilat kanë ndikim tejet të madh për qytetarët siç do të ndodhë po që se ZRRE aprovon kërkesën e KEDS” , thuhet në një komunikatë.

ARKATANA

Për këtë KOSID u takua me ushtruesin e detyrës së drejtorit të KEDS, George Karagutoff dhe anëtarin e bordit ekzekutiv Mesut Serhat Dinc, ku temë kryesore e diskutimit ishte gjendja e tanishme energjetike si dhe kërkesa e KEDS ndaj ZRRE-së për rritjen e çmimit të energjisë elektrike si rezultat i rritjes së importit.

Çmimi i energjisë elektrike u shtrenjtua për 4.57% në korrik të këtij viti, ndërsa vetëm një muaj më pas, KEDS ka kërkuar tek ZRRE të bëjë shqyrtimin e kostos së importit si pasojë e krizës energjetike të krijuar pas aksidentit në Kosovën A.

Kjo rritje e çmimit të energjisë elektrike u konfirmua edhe nga vet zyrtarët e KEDS në takimin e sotëm, të cilët një gjë e tillë e arsyetojnë me faktin se ekziston mungesë e energjisë në vend dhe se ketë rritje të energjisë së importuar të nuk e kishin planifikuar më parë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.