UBT

Kosi mban larg kancerin e mushkërive

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Tashmë dihet mirë se kanceri i mushkërive nuk prek vetëm duhanpirësit, por edhe personat që nuk kanë pirë kurrë duhan. Megjithatë, një hulumtim i ri tregon të dhëna interesante për të reduktuar riskun e këtij kanceri. Studimi tregoi se ekziston një lidhje mes konsumimit të kosit dhe zvogëlimit të rrezikut të kancerit të mushkërive, shkruan Reader’s Digest.

Bazuar në analizën e gjithsej dhjetë studimeve nga Evropa, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Azia, ku përfshiheshin rreth 1.4 milionë njerëz, shkencëtarët zbuluan se ngrënia e shpeshtë e kosit dhe fibrave lidhet me një ulje të ndjeshme të rrezikut të kancerit të mushkërive.

Gjegjësisht, meshkujt që hanin rreth 85 gram kos çdo ditë dhe femrat që hanin rreth 113 gram kishin 19 për qind më pak rrezik për t’u prekur nga kanceri i mushkërive, gjë që dëshmon se edhe konsumimi i sasive të vogla të kosit mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjes.

FIDANISHTJA

Edhe pse ky hulumtim është premtues, ekspertët theksojnë gjithashtu se nevojiten më shumë analiza sepse provat për një lidhje midis kosit dhe fibrave dhe kancerit të mushkërive janë të kufizuara. Megjithatë, ngrënia e kosit sigurisht që ka përfitime shëndetësore, sepse ky ushqim është i pasur me kalcium, vitamina B, vitaminë D dhe shumë lëndë të tjera ushqyese.

Nutricionistët rekomandojnë veçanërisht konsumimin e kosit me yndyrë të plotë me probiotikë dhe fruta të freskëta si një mëngjes të shijshëm.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.