GRANDEMALL

Korrupsioni i lartë po e pengon zhvillimin e Kosovës

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Shkalla e lartë e korrupsionit po e pengon avancimin e vendit. Kosova kategorizohet në të njëjtën grup me Moldavinë dhe është më keq se të gjitha shtetet e rajonit, u tha në një konferencë për shtyp të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) /Transparency International Kosova (TIK) me rastin e publikimit të Indeksit të perceptimit të korrupsionit 2015 të përgatitur nga Transparency International me seli në Berlin.

Artan Canhasi nga KDI tha se sipas Indeksit të perceptimit të korrupsionit, Kosova nuk ka shënuar ndonjë përparim krahasuar me dy vitet e fundit.

“Kosova është notuar me 33 pikë siç ishte notuar edhe vitin e kaluar. Notimi që bëhet në një shkallë ku 100 pikë do të thotë se ‘perceptohet shumë i pastër’ kurse zero pikë do të thotë ‘perceptohet shumë i korruptuar’ përgatitet sipas metodologjisë së Transparency International. Është edhe më shqetësues fakti se Kosova në këtë raport qëndron edhe me keq krahasuar me vendit e rajonit, si Shqipëria, Bosnia dhe Hercegovina, Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi”, tha Canhasi.

Ai shtoi se mungesa e kapaciteteve të gjyqësorit, mungesa e llogaridhënies, integritetit dhe transparencës gati në të gjitha nivelet e pushtetit ekzekutiv kanë bërë që Kosova të kategorizohet në të njëjtën grup me Moldavinë dhe me keq se të gjitha shtetet e rajonit.

Sipas tij, përparimi që është bërë në fushën e prokurimeve të përbashkëta është dëmtuar nga ndërhyrjet në pikat tjera të sistemit sikurse në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

Uji Dea

Ndërkaq, Visar Sutaj tha se “ky indeks bazohet në opinionet e ekspertëve të korrupsionit të sektorit publik”.

Notimi i shteteve mund të përmirësohet nga qeverisja e hapur ku udhëheqësit i japin llogari publikut, gjersa notimi i dobët është shenjë e mitmarrjes së përhapur, mungesës së dënimeve për afera korruptive dhe institucioneve publike të cilat nuk i përgjigjen nevojave të qytetarëve.

Renditja e Kosovës do të përmirësohej nëse zbatimi i ligjit përmirësohet, rritet llogaridhënia dhe integriteti i institucioneve si dhe nëse do të rritej bashkëpunimi dhe efikasiteti i institucioneve që luftojnë korrupsionin.

Në nivel botëror, Danimarka radhitet e para edhe këtë vit me 91 pikë, kurse Koreja Veriore dhe Somalia e ndajnë vendin e fundit me vetëm tetë pikë secila. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.