Fundamenti

Korrupsioni, 482 raste dhe 666 persona nën hetim

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

482 raste korrupsioni janë duke u hetuar në të gjithë Kosovën nga prokuroritë themelore.Numri i madh i rasteve ka bërë që Zyra e Prokurorit të Shtetit të hartojë një plan veprimi për rritjen e efikasitetit të sistemit prokurorial. Nga to, Prokuroria e Prishtinës ka më së shumti raste, 218, e më së paku ajo e Gjilanit, 17 raste.

Si raporton Kohavisioni, në hetim janë të përfshirë 666 persona, në mesin e tyre edhe zyrtarë të ndryshëm institucionesh. Në bazë të këtij plani, rastet e rëndësishme do të kenë prioritet absolut.

“Me rastin e përcaktimit të prioritetit absolut duhet të merret parasysh cilësia e kryesit, pozita zyrtare dhe shuma e përfitimit apo dëmi i shkaktuar me vepër penale”, thuhet në plan.

Eco Higjiena

Të gjithë ata që dështojnë të përmbushin planin, paralajmërohet se do të ndëshkohen.

Kryeprokurorët e prokurorive themelore do të jenë direkt përgjegjës për dështimin e prokurorëve të tyre. E, grumbullimi i gjithë kësaj pune tregon mos punë, sipas Institut të Kosovës për Drejtësi. Betim Musliu kujton se kohë më parë, nën drejtimin e prokurores Drita Hajdari, ishte krijuar task forca për luftimin e korrupsionit, e cila tani po del se nuk ka kryer edhe aq punë.

Ky plan ka filluar të zbatohet që nga fillimi i këtij muaji, ndërkaq vlerësimi përfundimtar për të do të bëhet më 30 qershor të 2014-ës. /KTV/Koha/