UBT

‘Korrigjimi i kufijve’ përplas Thaçin me ndërkombëtarët

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk po zmbrapset nga ideja e tij për “korrigjim të kufijve” me Serbinë, pavarësisht se një gjë të tillë e kanë kundërshtuar tashmë edhe shumë shtete mike të Kosovës, duke përfshirë edhe Gjermaninë, shkruan Gazeta “Zëri”.

Thaçi nuk heziton të reagojë ashpër kundër kujtdo që e kundërshton prekjen e kufijve. Madje para dy dite Thaçi pati një përplasje me deputetin gjerman nga partia e kancelares Angela Merkel, Peter Beyer, i cili ia bëri të qartë presidentit Hashim Thaçi qëndrimin e Berlinit kundër ndryshimit të kufijve. Beyer ka thënë se kjo ide është e rrezikshme dhe se Thaçi e di mirë qëndrimin e Gjermanisë. Mirëpo këtë deklaratë presidenti Thaçi e ka injoruar duke thënë se, “unë jam presidenti dhe unë vendosi”.

GRANDEMALL

Ndërkohë deputetë të Kuvendit të Kosovës thonë se insistimi antikushtetues i Thaçit për korrigjimin e kufirit i ka dëmtuar përpjekjet e Kosovës për dy dekada për të ndërtuar një shtet ku qytetarët e të gjitha komuniteteve ndihen të sigurt për të ardhmen e tyre. Ndërsa njohës të çështjeve politike të vendit konsiderojnë që nëse Thaçi vazhdon me këtë arrogancë ndaj miqve ndërkombëtarë Kosova rrezikon që të humbë edhe përkrahjen e tyre.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.