Eko Higjiena

Korniza buxhetore e Komunës së Gjilanit parasheh zhvillim pozitiv

/ 3 minuta lexim

Gjilan -Korniza afatmesme buxhetore e Komunës së Gjilanit 2013-2015, parasheh zhvillim pozitiv për Gjilanin duke e shndërruar atë në një qendër të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, me urbanizëm modern dhe shërbime efikase e kualitative, i integruar në proceset rajonale dhe ndërkombëtare.

Drejtoria për buxhet dhe financa ka hartuar kornizën afatmesme buxhetore të Gjilanit 2013-2015 e cila kornizë duhet të aprovohet dhe nga asambleja komunale në javën e ardhshme. Korniza ka prekur të gjitha sferat e jetës publike dhe institucionale duke filluar nga ekonomia,kultura,sporti,integrimet,komunitetet,financat etj.

Sipas kësaj kornize mbi 3000 biznese operojnë brenda komunës. Bazuar në të dhënat e Zyrës për Regjistrim të Bizneseve në Komunën e Gjilanit, afërisht gjysma e tyre merren me veprimtari tregtare, 13% në sektorin e shërbimeve, afërsisht 10% në prodhimtari, pjesa tjetër në transport.

Vizioni i Komunës për tri vitet e ardhshme është për Gjilanin, si një qendër e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, me urbanizëm modern dhe shërbime efikase e kualitative, i integruar në proceset rajonale dhe ndërkombëtare, si një qendër e kulturës së pasur, arsimimit dhe jetës sportive, me shërbime financiare të zhvilluara dhe ofrimit të një kualiteti të mirë të jetesës për qytetarët e saj thuhet mes tjerash në këtë kornizës

Korniza buxhetore parasheh në bazë të planifikimit të bërë nga viti 2013 grantet qeveritare për Komunën e Gjilanit si tërësi të cilat do të shënojnë rritje graduale. Rritja e granteve qeveritare do të jetë përafërsisht 3 %

KKVITI

Komuna e Gjilanit në tri vitet e ardhshme do të bëjë përpjekje në mobilizimin e resurseve komunale me qëllim të adoptimit të politikave të reja që ka iniciuar qeveria nacionale e Republikës së Kosovës, por edhe të atyre të iniciuara në nivelin e qeverisë komunale.

Tutje thuhet në kornizë Komuna e Gjilanit, është ballafaquar gjatë dy viteve të fundit me rënien e dukshme të të hyrave nga ngarkesa e bizneseve si rezultat i një vendimi që ka marrë Asambleja Komunale me qëllim të promovimit të bizneseve të reja.

Rrjedhimisht ky vendim ka inkurajuar mbylljen e bizneseve të kahershme, dhe rihapjes së po të njëjtave (me regjistrim të ri) për arsye të përfitimit nga vendimi i marrë i Asamblesë Komunale, prandaj dhe uljes së të hyrave të komunës.

Qeveria Komunale në 3 vitet e ardhshme planifikon të analizojë tutje trendin e të hyrave nga kjo fushë, rrjedhimisht në bazë të analizës të propozojë modifikim të vendimit të Asamblesë Komunale, eventualisht propozim të masave shtesë drejt evitimit të çështjeve të dala drejt administrimit të këtij vendimi të marrë nga Asambleja Komunale thuhet në kornizën buxhetore./rajonipress/