Korçari i propozon martesë Ritës live

Rita Ora e cila gjatë vizitës së saj në Kosovë deklaroi se nuk është në lidhje me askënd por që do të donte të kishte një të dashur, ka marrë një propozim për martesë.
Propozimi i është bërë live, dhe madje nga prezantuesi i emisionit në të cilin ajo ishte e ftuar për një intervistë.
E veçanta e krejt kësaj është se ai është shqiptarë nga Korça. Për t’ia dëshmuar këtë gjë, ai i shpalos gjoksin në të cilin kishte tatu shqiponjën.
Pas kësaj ai i propozoi edhe martesë dhe i tha se do të ishte bukur sikur t’i njoftonin familjet. Reagimi i Ritës si zakonisht ishte i këndshëm dhe e priti me ngrohtësi këtë propozim duke mos e lejuar moderatorin të ndihej në siklet, por nuk iu përgjigj në kërkesë.