GRANDEMALL

Konventa dhe Krasniqi

/ 4 minuta lexim
FITORJA

Nga Milaim Shefkiu – Hashim Thaçi u dëshmua edhe një herë se është një lider i pakonkurrencë në partinë e tij, por edhe përtej saj. Është hera e gjashtë që ai zgjidhet kryetar partie pa asnjë konkurrent, qoftë edhe formal. Në maramën (maratonën) për të parin e partisë nuk po ka “birë nane” që po ka guximin ta sfidojë.

Të gjithë kanë mbetur, dhe do të mbesin nën hijen e tij, jo vetëm ata që janë mbështetës, militantë e partizanë të PDK-së, por edhe liderët e partive tjera shqiptare në Ballkan.Kjo të paktën u dëshmua dje në Konventën e partisë, kur më mirë folën të tjerët për Hashim Thaçi sesa Thaçi për vete.

Foli Ali Ahmeti, Edi Rama, Ilir Meta e kush nuk foli në superalativ për “gjarprin e UÇK-së”. Ndërsa rolin kryesor të “Muçës” (pas Daive) e luajti kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa, të cilin vetë Thaçi e bëri “palaço” një javë më parë, duke e akuzuar se nuk e ka mbrojtur lapidarin e dëshmorëve të UÇPMB-së, ndërsa ai e lavdëroi Thaçin si të ishte “Zeusi në Panteon”. Natyrisht kjo nuk është dobësia e Thaçit, por e të tjerëve që i shkojnë pas tij, sikurse zagari pas gjahtarit.

Në këtë “lamë” zgjedhore të PDK-së, duhet të veçohet vetëm një njeri, i cili foli hapur çarshisë, ashtu siç ia tha mendja, por u dogj si “kamikazi” pa bërë dëm.

Jakup Krasniqi tregoi se është i vetmi “koçobash” që nuk i bije pishman për veprimin që bën, edhe nëse i bie keq. Ai tamam me krye të shqiptarit, i tha se e keqja është keqe, dhe se druri i “shkozës” është vështirë të drejtohet.

Ky qëndrim karshi liderit mund t’ia ndalë ritmin e funksionimit në politikë sekretarit të PDK-së, por pavarësisht kësaj Krasniqi tha se do ta vazhdojë luftën deri në fund, duke e sfiduar Thaçin dhe mbështetësit besnikë të tij.

FIDANISHTJA

Në letrën e fundit para Konventës, që Jakupi ua dërgoi qytetarëve, u pa se ai e ka përnjëmend “lëçitjen” nga partia të cilën e formoi bashkë me të tjerët 12 vjet më parë. Madje, as “pleqnarët e partisë” të cilët u munduan ta bindin se rruga e tij është açik dynjasë, dhe duhet të shkojë në Konventë, nuk patën rezultat.

Atij tashmë nuk i kanë mbetur shumë alternativa dhe zgjedhje. Nëse pretendon që ta vazhdojë aktivitetin në politikë, ai duhet ose të formojë një parti të re, ose t’i bashkohet njërës nga partitë politike. Të dy variantet do të jenë të rrezikshme, sepse ikja në një parti tjetër është sikurse “gruaja e lëshuar”, ndërsa formimi i partisë së re, është sikurse “gruaja e nalun”. Pra në të dy varietet del i vejë. Kjo është e nënkuptueshme, prandaj edhe Krasniqi e di këtë, por vendimi për t’i mbrojtur shokët e luftës, është më i rëndësishëm sesa djegia si eshkë.

Besoj shumë se Jakup Krasniqi nuk e ka braktisur partinë që i solli privilegje vetëm për interesa personale, por më shumë për Fatmir Limajn dhe disa shokë të tjerë.

Ndoshta është herët të analizohet nëse ai e dha provimin, apo ra nga provimi. Tashmë i ka mbetur Fatmir Limjat të tregojë nëse do ta mbështesë njeriun që u dogj për të, apo shokët tjerë në parti, të cilët megjithatë, ai lanë vendin në majat e PDK-së.

Krasniqi pavarësisht se mund të qëndrojë i varur si një Promethe, dhe të presë “për çdo ditë korbat t’ia hanë mëlçinë”, ai do të mbetet një njeri që ka sfiduar më të fortin e Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.