Kontrollohen 9 barnatore, në pesë prej tyre konfiskohen barna

Gjilan – Njësiti i Krimeve Ekonomike dhe Anti korrupsion në Gjilan në bashkëpunim me Inspektorët e Agjensionit Kosovar për Produkte Medicinale kanë bërë implementimin e një plani operativ ku kanë kontrolluar nëntë (9) barnatore nën dyshimin e bazuar se në të njëjtat qarkullojnë barëra të kundërligjshme njoftoj policia e Kosovës.
Në pesë barnatore janë konfiskuar mall-barna të ndryshme si dhe disa prej tyre me urdhër të prokurorit janë mbyllur. Nuk raportohet për të arrestuar./rajonipress/