RCCOLA

Kontrata e punës nuk i është vazhduar as Zoran Simonoviqit

/ 3 minuta lexim

Gjilan- Në vend të tij, tani shef i ZKK është Miliovoje Zhivkoviq, i cili edhe më parë ka punuar në Zyrën për Kthim dhe Komunitete, e cila ka funksionuar në Kufcë dhe Budrigë ka thënë Kemal Shahin.

Gjendja e sigurisë në komunën e Gjilanit mbetet e qetë dhe stabile. Kemal Shahin, kryesues i Komitetit për Komunitete, ka thënë se gjatë kësaj periudhe nuk është evidentuar asnjë incident ose ankesë sa u përket raporteve ndëretnike si dhe sigurisë së komuniteteve në komunën e Gjilanit, duke nënvizuar se problem i përbashkët mbetet papunësia dhe zhvillimi ekonomik.

Shahin ka njoftuar se shefit të Zyrës për Komunitete dhe Kthim, Zoran Simonoviq sikurse dhe një numri tjetër të zyrtarëve komunalë nga të gjitha komunitetet, nuk është vazhduar marrëdhënie e punës, pasi që ata kanë qenë të angazhuar me kontrata të përkohshme.

Në vend të tij, tani shef i ZKK është Miliovoje Zhivkoviq, i cili edhe më parë ka punuar në Zyrën për Kthim dhe Komunitete, e cila ka funksionuar në Kufcë dhe Budrigë.

Zhivkoviq tha se pas formimit të komunave të reja, me ç`rast Kufca i është bashkëngjitur Novobërdës, ndërsa Budriga ka shkuar me komunën e re të Parteshit, atij nuk i është ndërprerë kontrata e punës, por është risistemuar në një vend tjetër në administratën komunale të Gjilanit, ku ka punuar deri tani. Pasi Zoran Simonoviqit i është ndërprerë kontrata, ai është kthyer në ZKK.

Fidanishtja

Në të vërtetë, Komiteti për Komunitete kishte shprehur shumë pakënaqësi me ish-shefin e kësaj zyre, Zoran Simonoviq, duke e akuzuar atë për mosbashkëpunim, për çka kishte kërkuar edhe shkarkimin e tij.

Fazli Abdullahu, shef i Njësisë për të Drejtat e Njeriut, tha se nuk bëhet fjalë vetëm për shefin e ZKK, por se kontratat e punës nuk u janë vazhduar dhjetëra zyrtarëve të tjerë, ku bëjnë pjesë shqiptarë, serbë, romë, të cilët, në përputhje me dispozitat ligjore, janë njoftuar paraprakisht për këtë vendim të autoriteteve komunale.

Përndryshe, në këtë mbledhje të Komitetit për Komunitete, është prezantuar edhe një broshurë për kthim dhe riatdhesim, e cila është përgatitur nga OSBE. Jon Izaguirre nga OSBE, shef i ekipit për të komunitete, ka thënës e broshura është botuar në katër gjuhë dhe përmban informata dhe adresa të nevojshme për të kthyerit, në mënyrë që ata të realizojnë më lehtë kontaktet me institucionet komunale.

“Shpresoj se kjo broshurë do të jetë një instrument i mirë në duart e të kthyerve dhe të institucioneve komunale”, ka thënë Izaguirre./rajonipress/