ARKATANA

Kontrata e Januzajt kalon ato të CR7 dhe Rooneyt

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Mesfushori i talentuar, Adnan Januzaj, do të jetë futbollist i Manchester Unitedit deri në vitin 2018, sipas kontratës së re që nënshkroi me Djajtë e Kuq. Edhe pse nuk ka njoftime zyrtare për shumën e parave që do të përfitojë 18-vjeçari, Sunday People raporton se ai është futbollisti i ri që ka kontratën më të shtrenjtë në histori të United.

Paga bazë e tij thuhet të jetë 60.000 funte në javë, ndërsa vetëm për të nënshkruar vazhdimin e kontratës, atij i janë ofruar pesë milionë funte shtesë që do t’i paguhen gjatë pesë viteve të ardhshme (nga 20.000 funte në javë).

Eco Higjiena

Kjo kontratë e bën shqiptarin të tejkalojë shifrat që janë paguar në të kaluarën për Cristiano Ronaldon e Wayne Rooneyn si futbollistë të rinj, si edhe përfitimet e tij janë shumë më të mëdha në raport me futbollistët e rinj aktualë, si Danny Welbeck, Chris Smalling, Phil Jones dhe Tom Cleverley.

Interesimi i klubeve të mëdha, si Real Madrid, Barcelona, Chelsea e Manchester City, i detyruan drejtuesit e United që t’i ofronin kontratë të mirë Januzajt për ta mbajtur në Old Trafford. /Telegrafi/