FIDANISHTJA

Kontradiktat me Demarkacionin

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Përfaqësuesit e opozitës dhe analistët politikë i kanë vlerësuar si kontradiktore deklaratat e zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj se gjatë muajit të ardhshëm do të përmbyllet Demarkacioni me Malin e Zi, por, siç ka thënë ai, me një variant tjetër që do t’i respektojë interesat e dy vendeve. Sipas tyre, nuk mund të ketë një variant të ri derisa Marrëveshja aktuale e Demarkacionit është dërguar nga Qeveria në Kuvend dhe pritet të procedohet në seancë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Numri dy i Qeverisë së Kosovës, Fatmir Limaj, ka deklaruar se gjatë muajit janar 2018 do të përmbyllet çështja e demarkacionit me Malin e Zi, por, sipas tij, me një variant tjetër, i cili do të respektojë interesat e dy vendeve.

Ai nuk ka treguar se cila është forma që do t’i kënaqë si qytetarët e Kosovës, ashtu edhe Malin e Zi, por tha se çështja e demarkacionit do të përmbyllet shumë shpejt.

FIDANISHTJA

Në anën tjetër, përfaqësuesit e partive opozitare i vlerësojnë si kontradiktore deklaratat e zyrtarëve të lartë qeveritarë në lidhje me demarkacionin, pasi që, sipas tyre, muajin tjetër nuk mund të sillet një version i ri i Marrëveshjes, derisa Marrëveshja aktuale është dërguar në Kuvend dhe pritet të procedohet në seancë, shkruan tutje “Zëri”.

Sipas tyre, s’mund të ketë version të ri pa u hedhur poshtë versioni aktual i Marrëveshjes së Demarkacionit.

Edhe analistët politikë vlerësojnë se pa u hedhur poshtë versioni aktual s’mund të ketë një version të ri për Demarkacionin dhe më pas të rinegociohet Marrëveshja me Malin e Zi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.