FIDANISHTJA

Kontrabanduesit nga Serbia hapin rrugë ilegale për të kaluar mallrat në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Idriz Rexhepi banor në Muçibabë tha për rajonipress se që nga nënshkrimi i marrëveshjes për menaxhimin e kufijve të njohur si IBM, shqiptarët e fshatrave Depcë, Ukmemet dhe Zukbashë e kanë hapur një rrugë ilegale që lidhet me Muçibabën. Nga kjo rrugë të gjitha mallrat që vijnë nga Serbia futen në Kosovë pa kaluar kontrollimet kufitare e doganore thotë ai.

Banorët e Muçibabës fshat ky në brezin kufitarë me Serbinë janë të shqetësuar që pas nënshkrimit të marrëveshjes për menaxhimin e kufijve para syve të policisë dhe të vetë banorëve në pjesën e Kosovës po lulëzon kontrabanda, por që kësaj radhe vije pikërisht nga shqiptarët e fshatrave të Preshevës.

Idriz Rexhepi banor në Muçibabë tha për rajonipress se pas nënshkrimit të marrëveshjes së njohur si IBM shqiptarët e fshatrave të Preshevës në Depcë, Ukmemet e Zukbashe kanë hapur një rrugë të gjatë 6 km e cila është hapur me ekskavator vetëm që tu iket kontrollimeve doganore-kufitare. “Nga kjo rrugë të gjitha mallrat që vijnë nga Serbia futen në Kosovë pa kaluar kontrollimet kufitare e doganore” thotë ai.

UBT

Rexhepi tha se përmes kësaj rruge po zhvillohet kontrabanda e kafshëve , dhe ushqimeve të ndryshme.”Ne jemi kundër këtij aktivitet ilegal sepse rrezikohet jeta e banorëve të Muçibabës që ndodhen afër kufirit. Policia e cila ndodhet 2 km larg kësaj rruge nuk po vepron edhe pse janë të njoftuar me rastin” tha Rexhepi.

I kontaktuar nga rajonipress Nebih Aliu drejtor në departamentin e policisë kufitare rajoni lindje tha se nuk ka njohuri se ekziston një rrugë e tillë e cila shfrytëzohet nga kontrabanduesit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.