RCCOLA

Kontrabandohen pemë e cigare nga Serbia në drejtim të Kosovës

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Në dy raste të ndara në fshatin Stublinë dhe Dobrosin policia kufitare ka arritur të ndalojë dy vetura civile që vinin nga Serbia në drejtim të Kosovës. Në këto dy vetura janë kapur filtera të zbrazët për cigare në vlerë të 500 eurove kurse në rastin e dytë janë kapur pemë e perime.

Policia kufitare në rastin e parë në pikën kufitare Stublinë – Dobrosin ka ndaluar të dyshuarin mashkull shqiptar shtetas nga Serbia me një veturë civile të tipit VË Golf i cili ishte duke bartur dhjetë pako me filtera të zbrazët për cigare në vlerë të 500 € për të cilin mall nuk posedonte dokumente përkatëse i cili me pas është konfiskuar.

Lidhur me rastin gjatë verifikimit të dyshuarit ka rezultuar se i njëjti ishte i kërkuar nga Gjykata Komunale në Gjilan i cili rreth orës 18:30 i është dorëzuar Stacionit Policor në Gjilan derisa rasti është nën hetime njofton policia kufitare.

Fundamenti

Kurse në rastin e dytë gjithashtu në pikën e Stublinës është ndaluar i dyshuari mashkull Shqiptar shtetas nga Serbia me një veturë civile të tipit VW Jetta i cili ishte duke bartur pemë dhe perime në vlerë të 100 € për të cilin mall nuk posedonte dokumente përkatëse. I dyshuari është liruar ndërsa malli është konfiskuar.

Një rast tjetër që e ka evidentuar policia e Kosovës ka ndodhur në rrugën “Emin Kryeziu” në Kamenicë ku të enjten është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që i njëjti në një furrë pronë e viktimës mashkull shqiptar kishte vjedhur të holla në vlerë të 1.440 dinar. I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./rajonipress/