ARKATANA

Kontrabandë drunjsh dhe dyshime për falsifikim automjeti në kufirin e Kamenicës

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Kamenicë – Një rast i dyshuar i kontrabandimit me mallra dhe falsifikimit të dokumenteve është evidentuar mbrëmjen e 11 prillit 2026 në fshatin Svircë, në brezin kufitar me Serbinë.

Gjatë realizimit të një plani operativ, njësitë policore kanë hasur në një automjet me targa vendore, pranë të cilit ndodheshin dy persona të dyshuar, të cilët janë larguar me shpejtësi në drejtim të territorit serb.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një sasi e konsiderueshme e drunjve të prerë, që dyshohet se janë futur ilegalisht nga Serbia. Sipas vlerësimeve të zyrtarëve përkatës, masa drusore arrin rreth 100 metra kub.

ARKATANA

Automjeti i braktisur është konfiskuar dhe dërguar në stacion policor, ndërsa dyshohet se i njëjti është i falsifikuar, pasi janë konstatuar ndërhyrje në numrin e shasisë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe hetimet janë duke vazhduar për identifikimin e të dyshuarve dhe zbardhjen e plotë të rastit njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.