ARKATANA

Kontigjent i madh ndihmash nga Austria për personat me nevoja të veçanta e familjet skamnore

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Komuna e Gjilanit ka përfituar një kontigjent ndihmash tejet të rëndësishëm për personat me nevoja të veçanta, për familjet në nevojë dhe për shkollat fillore dhe të mesme, donacion ky i organizatës austriake “Rumanienhilfe”.

Donacioni, i cili kap vlerën e mbi 40 mijë euro, përfshinë 40 karroca, 10 shtretër ortopedik, 2 lifta hidraulik, dyshekë e tavolina për shtretër të cilat janë dorëzuar në organizatën “Handikos”, ndërkaq dërrasa të zeza, tavolina, karrika, fletore etj., janë destinuar për shkollat e Gjilanit, përderisa nuk kanë munguar edhe veshmbathjet për familjet me gjendje të rëndë sociale.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili ka përkrahur këtë iniciativë në sigurimin e transportit dhe procedurave doganore, pasi falënderoi organizatën austriake për donacionin, ka thënë se mbështetja e popullit austriak dhe e bashkatdhetarëve tanë në diasporë është gjithnjë aktive dhe kjo dëshmon një lidhje emocionale dhe shpirtërore që ata kanë me vendin e tyre.

Hermann Hochreiter, drejtor i shoqatës bamirëse Rumanienhilfe, ka thënë se të gjitha të gjitha mjetet e dhuruara janë funksionale, ndonëse të përdorura, duke shtuar se ky është kamioni numër 306 që e ka sjellur në Kosovë për familjet në nevojë.

Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Nexhat Hajrullahu, në emër të kryetarit Haziri, i ka ndarë mirënjohje drejtorit të organizatës Rumanienhilfe, Hermann Hochreiter, për mbështetjen e vazhdueshme për Gjilanin.

Eco Higjiena

Ndërkaq, menaxheri i organizatës “Handikos”, Fatmir Shurdhani, ka deklaruar se ky donacion është një mbështetje tejet e rëndësishme për personat me nevoja të veçanta.

Përndryshe, ky donacion është ndërmjetësuar falë angazhimit të bashkatdhetarit me prejardhje nga Gjilani, Rexhepi Isufi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.