UBT

Kontestohet trupi gjykues në rastin e Qemajl Behlulit

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Agron Uka përfaqësues i aktakuzës ka dhënë vërejtje në përbërjen e trupit gjykues i cili ka mungesë të gjykatësve të Departamentit për Krime të Rënda. Edhe avokati mbrojtës është pajtuar me këtë propozim dhe tani rasti sërish është dërguar në Gjykatën Supreme të Kosovës e cila duhet të vendos nëse trupi gjykues është i ligjshëm.

Gjykata Themelore në Gjilan nuk ka mundur ta fillojë seancën gjyqësore (rigjykimi) në rastin e Qemajl Behlulit nga Pograxha e Gjilanit i akuzuar dhe gjykuar për vrasje, pasiqë pala e akuzës Agron Uka ka kërkuar përjashtimin e trupit gjykues, me arsyetimin se nuk ka gjykatës nga Departamenti për Krime të rënda.

Avokati mbrojtës Shemsedin Piraj tha për rajonipress se vërejtja e prokurorit është e arsyeshme dhe tani rasti sërish rasti është dërguar në Gjykatën Supreme të Kosovës e cila duhet të vendos nëse trupi gjykues i përbërë nga Hasan Sadiku, Ramiz Azizi dhe Luljeta Shabani është i ligjshëm.

Ndryshe rasti i Qemajl Behlulit dy herë është kthyer në rigjykim. Gjykata Supreme e Kosovës, herën e fundit e ka dënuar me 10 vite burg Qemajl Behlulin, nga 15 sa ishte i dënuar më herët për shkak të vrasjes së Sylejman Musliut dhe plagosjes së Arben Musliut më 26 shkurt 2010.

Gjykata e Qarkut në Gjilan ka shpallur aktgjykimin në lëndën e Qemajl Behlulit rast ky i kthyer në rigjykim nga Gjykata Supreme e Kosovës.

Vllastimir Dimiq kryetar i trupit gjykues i ka dhënë një dënim unik Behlulit prej 10 vitesh burgim për tri vepra penale. Për të njëjtat vepra Qemajl Behluli ishte dënuar me 15 vite burg nga i njëjti trup gjykues, por Gjykata Supreme kishte gjetur shumë shkelje në shqyrtimin kryesor dhe lëndën e kishte kthyer në rigjykim.

Eco Higjiena

Në aktgjykimin e shkallës së parë të kryesuar nga kryetari i trupit gjykues Vllastimir Dimiq është thënë se Qemajl Behluli është gjetur fajtor sepse në datën kritike për shkak të marrëdhënieve të këqija ka privuar nga jeta Sylejman Musliun si dhe ka plagosur djalin e tij Arben Musliun.

Kurse Agron Uka prokuror i Qarkut dhe përfaqësues i aktakuzës ka përmendur elementin objektiv i cili është manifestuar me shkaktimin e vuajtjeve dhe dhimbjeve të mëdha viktimës kurse ai subjektiv, vetëdija ,dëshira si dhe pëlqimi i kryesit,që viktimës t`i shkaktojë dhimbje dhe vuajtje sa më të mëdha.

Vet, Qemajl Behluli në mbrojtjen e tij ka thënë se veprën penale e ka kryer nën rrethanat e mbrojtjes së nevojshme. Derisa dëshmitari Arben Musliu ka thënë se ishim të sulmuar nga Qemajl Behluli, mbrojtja e të akuzuarit avokati Nijazi Hoxha ka thënë se klienti i tij ishte i sulmuar dhe me kohë i kishte paralajmëruar babë e birë që të largohen pasiqë me vete kishte revole.

Mbrojtja ka shfrytëzuar ekspertizën mjeko- ligjore të Arsim Gërxhaliut sipas të cilës vdekja e Sylejman Musliut nuk ka qenë e dhunshme apo mizore siç ka pretenduar prokurori. Qemajl Behluli ka thënë në mbrojtjen e tij se nga i ndjeri Sylejman Musliu ishte sulmuar me sëpatë dhe ai e kishte sharë dhe ofenduar familjen dhe moralin.

Kurse dëshmitari dhe i dëmtuari Arben Musliu ka thënë se kanë qenë duke ngarkuar dru në traktor, derisa kuptoj se pati dy të shtëna në drejtim të tij dhe dy apo tri të shtëna tjera në drejtim të babait të tij./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.