Konsumoni këto ushqime për shëndetin e zemrës

Ekzistojnë disa ushqime, që mund ta ulin rrezikun për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës. Disa e rregullojnë shtypjen e gjakut, e disa të tjera nivelin e kolesterolit
Salmoni
Salmoni është burim i shkëlqyeshëm i aminoacideve omega 3, që marrin pjesë në parandalimin e droçkave në gjak, si dhe mundësojnë qarkullim të papenguar të gjakut. Aminoacidet omega 3 e pakësojnë sasinë e triglicerideve, lloj i yndyrës, që shton rrezikun për sëmundjet e zemrës. Ekspertët sugjerojnë që të hani së paku dy herë në javë peshk të yndyrshëm, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Arrat
Arrat janë burim i shkëlqyeshëm i aminoacideve mono-të pangopura, që e zvogëlojnë sasinë e kolesterolit të keq (LDL), e njëkohësisht e shtojnë sasinë e kolesterolit të mirë (HDL). Me 150 gramë arra në javë mund ta ulni rrezikun për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës për 50 për qind. Në vend të arrave, mund të hani edhe badem, fëstëkë apo fara të lirit.
Mjedrat
Pasi që përmbajnë sasi të madhe me polifenole, mjedrat e ulin sasinë e radikaleve të lira në trup, të cilat e shtojnë mundësinë e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës. Mjedrat po ashtu janë edhe burim i hatashëm për fibra dhe vitamina C, që e pakësojnë rrezikun nga shfaqja e sëmundjeve të zemrës. Të gjitha frutat e malit janë të dobishme për shëndetin, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Qumështi dhe prodhimet e qumështit
Qumështi dhe prodhimet e qumështit janë burim i hatashëm për kalium, i cili e rregullon nivelin e shtypjes së gjakut. Është shumë me rëndësi që të zgjidhni prodhimet e qumështit pa yndyrë, sepse përmbajnë shumë aminoacide të ngopura, lloj i yndyrës, që e shton nivelin e kolesterolit në gjak. Konsumimi i kaliumit mund të bëhet edhe përmes pemëve dhe perimeve, si me banane dhe portokaj.
Vaji i ullirit
Vaji i ullirit është zëvendësim i shkëlqyeshëm për yndyrat e ngopura, që e shtojnë nivelin e kolesterolit të keq (LDL). Vaji i ullirit njëkohësisht e ul sasinë e kolesterolit të keq, por edhe e rrit sasinë e kolesterolit të mirë. Hulumtimet kanë treguar se vaji i ullirit mundet ta ulë rrezikun e grumbullimit të pllakave në muret e artereve, që janë një parakusht për së pësuar sulm në zemër, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Çokollata e zezë
Kakao është një burim i shkëlqyeshëm për flavonole, përbërës ky që merr pjesë në rregullimin e shtypjes së gjakut dhe në parandalimin e formimit të droçkave në gjak. Kakao po ashtu posedon efekt të fortë si një antioksidues, që parandalon grumbullimin e pllakave në muret e artereve. Përcaktohuni për çokollatën, e cila përmban së paku 79 për qind kakao.
(Kosova Sot)