ARKATANA

Konsumimi i vezëve – i pa dëmshëm

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Për disa vjet me rradhë nëpër botë ka pasur studime të shumta mujore rreth rrezikshmërisë që bartin vezët për sëmundjet kardiovaskulare dhe yndyrës në gjak.

Disa nga këto studime janë mbështetur në anët ushqyese të vesë për të kundërshtuar studimet të cilat bazoheshin në yndyrën në ve si faktor të sëmundjeve kardiovaskulare. Së fundmi, shkencëtarët njoftojnë që ngrënia e një veje për çdo ditë është në rregull dhe nuk është shkaktar potencial i sëmundjeve apo sulmit të zemrës.

Në studimin e fundit, shkencëtarët janë bazuar në studimet e bëra mes janarit të vitit 1966 dhe qershorit të vitit 2012. Të gjitha studimet kanë marrë parasysh kosnumimin e vezëve të lidhur me sëmundjet kardiovaskulare dhe sulmeve të zemrës.

Uji Dea

Sipas kërkimeve të bëra, për njerëzit që nuk janë të sëmurë nga sëmundja e sheqerit, nuk ka pasur asnjë lidhje mes shkallës së konsumimit të vesë dhe sëmundjeve të zemrës. Ndërsa, për të sëmurët nga diabeti, shkalla e lartë e konsumimit të vezëve ka treguar shtim të rrezikut të sulmeve dhe sëmundjeve të zemrës.

Mirëpo, studiuesit e këtyre të dhënave kanë cekur që ata nuk kanë marrur të dhëna të mjaftueshme për pacientët e diabetit. Megjithatë, siç thuhet edhe në disa studime tjera të mëhershme, konsumimi i vesë është problem vetëm për njerëzit e sëmurë nga sëmundjet e zemrës.

Sidoqoftë, autorët e këtij studimi kanë lënë hapësirë dyshuese për të dhënat e marra nga ata për bërjen e këtij studimi. Gjithashtu, duhet të ketë edhe më shumë studime rreth efektit të konsumimit të vezëve tek njerëzit diabetik dhe tek ata me sëmundje të ndryshme të zemrës. /IndeksOnline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.