ARKATANA

Konsumimi i një molle në ditë zgjatë jetën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Mollët, luleshtrydhet dhe disa fruta të tjera janë shumë të shëndetshme për organizmin. Ato përmbajnë një substancë natyrale e cila sipas studimeve mund të ngadalësojnë procesin e plakjes.

Si ndodh procesi i plakjes

Një nga faktorët kyç në procesin e plakjes është një fenomen i quajtur ‘përkeqësimi qelizor. Kjo nënkupton humbjen e aftësisë së qelizave për t’u ndarë, formuar e zhvilluar.

Sipas të dhënave, në këtë fazë, qelizat sinjalizojnë inflamacionin dhe shtyjnë sistemin imunitar të vetëpastrohet nga qelizat e dëmtuara. Në moshë të re, organizmi e ka më të lehtë të eliminojë këto qeliza por me kalimin e viteve, sistemi imunitar humbet shkëlqimin e tij.

Një gjë e tillë nxit akumulimin e qelizave të dëmtuara. Këto të fundit përbëjnë pikënisjen e inflamacionit të një niveli të ulët që çon në shpërbërjen e indeve.

Substanca që zgjat jetën

Një studim i Universitetit Mjekësor të Minesotës zbuloi se procesi i plakjes mund të parandalohet falë disa molekulave që shënjestrojnë dhe shkatërrojnë qelizat e plakura.

UBT

Këto molekula kanë një ndikim afatgjatë pavarësisht kohës kur futen në trupin e njeriut.

Grupimi më efikas i këtyre molekulave u zbulua tek mollët, luleshtrydhet, qepët dhe kastravecat. Ky grupim molekulash njihet si fisteinë.

Gjatë studimeve klinike, shkencëtarët zbuluan se këto molekula ulnin ndjeshëm nivelin e qelizave të dëmtuara, përmirësojnë shëndetin dhe rrisin jetëgjatësinë.

Molekulat e rëndësishme gjenden më shumë tek mollët të cilat sipas studimit duhen konsumuar rregullisht çdo ditë.

Mollët janë gjithashtu të pasura me antioksidantë, flavanoidë dhe fibër. Antioksidantët tek molla ulin rrezikun e shfaqjes së tumoreve.

Për më tepër, mollët ndihmojnë kundër tensionit të lartë të gjakut, diabetit dhe sëmundjeve të zemrës.

Ngrënia e një molle në ditë ndihmon jashtëzakonisht shumë kundër problemeve me tretjen dhe konstipacionin. Në aspekt kalorish, molla është më e mirë se banania dhe të mban ngopur për më gjatë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.