FITORJA

Konsumimi i madh i ujit, aleat për shëndet të mirë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

A keni menduar ndonjëherë se çfarë ndodh kur ju nuk pini ujë të mjaftueshëm? Po, logjikisht, jeni të etur, por jo vetëm për këtë, mungesa e ujit mund të ndikojë dukshëm në gjendjen tuaj mendore dhe fizike.

Nese keni këto shenja, atëherë është mirë që të pini ujë.

Jeni të lodhur

Nëse ju ndjeheni vazhdimisht të lodhur edhe pse flini gjumë të paktën tetë orë në ditë, ndoshta edhe më shumë, kjo është një shenjë e qartë e dehidrimit. Në vend që të shpejtoni për një filxhan kafe që të zgjoheni, është më mirë të pini pak ujë që të freskoheni dhe të nxitni organizmin dhe trurin tuaj.

Nuk mund të koncentroheni dhe nuk jeni në ”disponim”

Siç kemi mësuar shumë kohë më parë në kimi, uji është një substancë pa ngjyrë, erë dhe shije, por pavarësisht nga këto karakteristika ai vërtetë ndikon në gjendjen psiqike. Nëse ndjeheni i ngadalshëm, nuk mund të koncentroheni, përveç kësaj jeni edhe në disponim “të plogësht”, atëherë sigurisht që është mungesa e ujit. E dini edhe vetë se ndjeheni më mirë dhe më freskët kur bëni dush, ashtu që ofroni këtë lloj freskimi të “brendshëm” trupit tuaj dhe pini ujë!

Hidromorava

Nuk mund të shkoni në tualet

Uji përshpejton metabolizmin dhe për këtë arsye është një aleat i madh në luftën kundër celulitit dhe peshës së tepërt. Dhe meqë përshpejton metabolizmin, nuk do të keni problem me të shkuarit në tualet.

Keni dhimbje koke

Nëse nuk është nga vera, atëherë është nga mungesa e ujit. Përveç asaj se jeni të lodhur dhe padisponim, dhimbja e kokës gjithashtu tregon se trupi juaj kërkon ujë! Pra, trurit tuaj i nevojitet freskim, kurse uji ju siguron këtë. Jo aspirinë – ujë!

Keni erë të keqe

Nëse nuk pini ujë të mjaftueshëm, goja juaj do të jetë e thatë, dhe kështu krijohet një terren i favorshëm për bakteret dhe natyrisht – erë e keqe. Përveç higjienës së rregullt, pini ujë të mjaftueshëm edhe gjatë gjithë ditës!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.