Konsumimi i hekurit, zvogëlon lodhjen

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Shkencëtarët zviceranë nga universiteti i Lozanës kanë vërtetuar se pas tre muaj konsumimi të hekurit lodhja te pacientët me simptoma kronike zvogëlohet për 50%.

Studimi ka përfshirë dy etapa të hulumtimit. Në fazën e parë është zbuluar deficiti i hekurit në organizëm dhe ndjenja e plogështisë, derisa në fazën tjetër është vërtetuar se ky mineral e largon lodhjen kronike.

Rezultatet kanë treguar se te gjysma e femrave, pas 12 javë të marrjes së mineralit të hekurit ndjenja e lodhjes është zhdukur, derisa te pacientet femra, të cilat nuk e kishin marrë këtë mineral ajo përqindje ishte shumë më e vogël.

Mobi Casa

Hulumtimi ka vërtetuar se hekuri është i dobishëm edhe tek ata pacientë që vuajnë nga anemia. Nuk duhet ta keni një deficit të madh të këtij minerali, në mënyrë që konsumimi i tij të jetë efikas, ngase edhe një mungesë e vogël e hekurit negativisht ndikon në nivelin e energjisë tuaj.

Femrat, tri herë më tepër se meshkujt vuajnë nga lodhja kronike, prandaj ju sugjerohet që të marrin tableta me hekur. /Telegrafi/