Hidromorava

Konsumatorët ankohen për fryrje të faturave

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Konsumatorët po ankohen se faturat e fundit të KEDS-it për muajin janar janë dyfishuar krahasuar me ato të muajit paraprak. Kjo ka bërë që të shtohen radhët e gjata në sportelet e KEDS-it, ku ankesat e qytetarëve lidhur me faturat e energjisë për muajin janar, janë të shumta.

Qytetarët po tregojnë se me gjithë shfrytëzimin e paktë të energjisë gjatë këtij muaji faturat u kanë ardhur shumëfish më shtrenjtë se muajve të kaluar. Disa nga ta, madje, kanë akuzuar KEDS-in se po i fsheh kostot e shpenzimeve nga faturat, të cilat ky distributor u dërgon në shtëpitë e tyre.

FIDANISHTJA

Kjo gjë i ka ndodhur konsumatorit nga Hani i Elezit, Naim Mejdi Bushi, i cili në faturën e tij ka gjetur se KEDS-i në shumën totale e ka faturuar për 9 euro më tepër.
Deri sa ky konsumator me kalkulimin e KEDS-it ka paguar në total faturën prej 46.08 eurosh, me një llogaritje të tijën Bushi ka gjetur se realisht është dashur të paguajë 37.12 euro.

Po ashtu edhe Ajvaz Hajrullahu, banor i “Lagjes së Spitalit” në Prishtinë, derisa mbante faturën në dorë, borxhin e së cilës sapo e kishte shlyer në sportelet e KEDS-it, thotë se deri në muajin dhjetor ka paguar nga 20 euro, kurse për këtë muaj ka paguar 40 euro. /Zëri/Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.