RCCOLA

Konsumatorët ankohen, KEDS-i po i fryn faturat

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Faturat e fryra të energjisë elektrike po vazhdojnë edhe sivjet. Shumë qytetarë ankohen se për muajin dhjetor faturat janë pesëfishuar.

Elham Emërllahu, banues në Fushë-Kosovë, është i alarmuar me çmimin e faturës së energjisë elektrike.

Ai thotë se ka shpenzuar afërsisht të njëjtit kilovat gjatë nëntorit dhe fatura i ka ardhur 20 euro, ndërsa për muajin dhjetor ai duhet të paguajë 121 euro, transmeton KTV.

Të pakënaqur me tarifat dimërore janë shprehur edhe qytetarë të tjerë.

Uji Dea

Sipas tyre, këto çmime janë të papërballueshme për ta.

KEDS-i ka pranuar se ka ankesa nga konsumatorët, por nuk precizojnë nëse ata janë ankuar për faturat e dhjetorit.

Në një përgjigje për KTV, zyrtari për media i kësaj kompanie, Guri Shkodra, ka sqaruar se KEDS-i aplikon dhe u përmbahet rregullave të përcaktuara nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë.

Shkodra ka shtuar se janë të vetëdijshëm për problemet në sektorin e energjisë në Kosovë dhe problemet në rrjetin e distribuimit dhe furnizimit me energji elektrike. /Telegrafi/