Fundamenti

Konstituohet Kuvendi Komunal në Artanë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Në pajtim me rendin e ditës, janë verifikuar mandatet e 14 këshilltarëve nga gjithsejtë 15 sa janë, dhe atë prej tyre 7 këshilltarë nga Lista serbe, 2 këshilltar nga LDK, 1 këshilltar nga GI, 1 këshilltar nga PDK, 1 këshilltar nga SLS, 1 Këshilltar nga AKR, 1 Këshilltar nga VV, përderisa këshilltari nga radhët e LDK-ës Bajrush Ymeri nuk ishte prezent me arsye. Në mbledhje betimin solemn e kanë bërë këshilltarët dhe Kryetari i komunës së Novobërdës Svetisllav Ivanoviq.

Në sallën e kuvendit është mbajtur mbledhja konstituive e Kuvendit Komunal të Novobërdës.

Në pajtim me rendin e ditës, verifikohen mandatet e 14 këshilltarëve nga gjithsejtë 15, prej tyre 7 këshilltarë nga Lista serbe, 2 këshilltar nga LDK, 1 këshilltar nga GI, 1 këshilltar nga PDK, 1 këshilltar nga SLS, 1 Këshilltar nga AKR, 1 Këshilltar nga VV, për derisa këshilltari nga radhët e LDK-së Bajrush Ymeri nuk ishte prezent me arsye. Në mbledhje betimin solemn e kanë bërë këshilltarët dhe Kryetari i komunës së Novobërdës Svetisllav Ivanoviq.

RCCOLA

Mbledhjen e ka kryesuar anëtari më i vjetër si anëtar i Kuvendit Ramush Mehmeti, i cili në fillim i përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe luti të gjithë këshilltarët që së bashku ta bëjnë betimin.

Pas dhënies së betimit nga ana e këshilltarëve, betimin e dha edhe Kryetari Komunës së Novobërdës Svetisllav Ivanoviq.

Kryetari i Komunës së Novobërdës Svetisllav Ivanoviq ftoi të gjithë këshilltarët që me ndërgjegje t’i kryejnë obligimet e tyre. “Si Kryetar i ardhshëm ju falënderoj për besimin e treguar që edhe me këtë rast si edhe më herët që të punojmë në interes të qytetarëve të komunës së Novobërdës, projektet e filluara duhet t`i realizojmë, përmirësimin e infrastrukturës, punësimin dhe në fokus të veçantë zhvillimin e turizmit, kthimin dhe ekzistencën në këto vende. Detyra e jonë është përmirësimi i jetës të të gjithë banorëve të komunës së Novobërdës, që të kenë një jetë më të mirë” ka theksuar Ivanoviq./rajonipress/