Uji Dea

“Konsoni”, shembull i mirë i zhvillimit të biznesit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Në inaugurimin e linjës së re të therjes dhe përpunimit të pulave “Konsoni”, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Tregtisë e Industrisë, Mimoza Kusari – Lila tha se mbrojtja e prodhuesve vendorë nga praktikat jolojale e ka përcjell punën e kësaj ministrie në vazhdimësi.

Ajo si shembull ceku rastin e “Konsonit” dhe masat anti-damping që ka ndërmarrë MTI-ja. “Kohë më parë ne morëm informacionin se një vend evropian eksportonte në Kosovë mishin e pulës me çmim më të ulët sesa në vendin e origjinës. Ky përbënte një rast të dampingut, që ndikonte drejtpërdrejt në sektorin e ekonomisë, ku ‘Konsoni’ është lider. Në bazë të ligjeve tona, ne konsideruam se rasti përbënte damping dhe morëm masat e nevojshme.

Si rezultat, tregu vendor i përpunimit të pulës është mbrojtur dhe kompanitë si ‘Konsoni’ kanë vazhduar zhvillimin e tyre”, tha ajo, duke shtuar se MTI-ja ka ndërmarrë edhe masa të tjera për mbrojtjen e prodhuesve vendorë, si reciprociteti me Serbinë, mbrojtja e prodhuesve të qumështit nga konkurrenca jolojale me Shqipërinë, reagimi i menjëhershëm për bllokimin e importit të miellit nga Maqedonia, si dhe raste tjera që kanë ndikuar keq tek prodhuesit kosovarë.

HIDROMORAVA

Kusari – Lila tha se me qëllim të lehtësimit të ambientit për të bërë biznes po ndërmerren ca reforma, duke përmendur edhe heqjen e licencave të panevojshme për bizneset.

Fabrika e prodhimit të mishit “Konsoni” është përfituese skemës së granteve rurale nga Zyra e BE-së në Kosovë me vlerë 450 mijë euro. Ky grant i ka mundësuar kësaj fabrike që të rrisë prodhimin dhe punësimin për 30 për qind./rajonipress/