Hidromorava

Konjufca: Tentativat për t’i shkaktuar dëm Kosovës do të dështojnë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka reaguar pas sulmit që ndodhi të premten në mbrëmje në kanalin e ujit në Ibër Lepenc.

Konjufca në një postim në Facebook shkruan se tentativat për të shkaktuar dëm në Republikën e Kosovës me sulme në infrastrukturë kritike nga bandat e dirigjuara terroriste, do të dështojnë dhe institucionet tona do të sigurohen për këtë.

Mobi Casa

“Dua t’i falënderoj organet kompetente për punën e tyre në lidhje me sigurinë, menaxhimin e dëmit dhe punën e nevojshme të sanimit, si dhe partnerët tanë, ShBA dhe Bashkimin Evropian që kanë dalë në mbështetje të Republikës së Kosovës duke ofruar edhe ndihmën e tyre.

Këto akte të armiqve të Kosovës janë kundër saj dhe popullit të saj. Duke sulmuar infrastrukturë kritike, ata kërkojnë të shpërndajnë panik dhe pasiguri. Ne do t’i përgjigjemi së bashku, teksa kemi qetësi e siguri të plotë, ndërsa ata do të përgjigjen për aktet e tyre terroriste”, thotë Kojnufca. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.