UBT

Konjufca: Shqipëria dhe Kosova duhet të jenë krah njëra-tjetrës në procesin e integrimit

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, deklaroi të premten se Kosova dhe Shqipëria duhet të jenë në krah të njëra-tjetrës në procesin e gjatë e të vështirë të integrimit në Bashkimin Evropian.

Këtë deklarim ai e bëri teksa mori pjesë në konferencën e përbashkët shkencore të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, me temën “Harmonizimi i legjislacionit mes Kosovës dhe Shqipërisë në procesin e integrimit evropian”.

Në fjalën e tij, Konjufca theksoi se ky takim, në vazhdën e aktiviteteve të përbashkëta, thellon bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, me theks të veçantë në fushën e harmonizimit të legjislacionit mes dy vendeve, në kuadër të procesit të integrimit evropian.

“Shqipëria dhe Kosova, si dy shtete aspirante për integrim në Bashkimin Evropian, por para së gjithash si dy shtete që përfaqësojnë ëndrrën e të njëjtit komb, duhet të jenë në krah të njëra-tjetrës në procesin e gjatë e të vështirë të integrimit në BE”, tha ai.

FITORJA

Kreu i Kuvendit shtoi se në këtë proces Shqipëria si shtet me përvojë të avancuar në sferën e integrimit evropian, mund ta ndihmojë shtetin e Kosovës në kapërcimin e pengesave, të cilat ajo i ka tejkaluar.

Gjithashtu Konjufca tha se mënyra më e mirë e kompensimit të kohës së të qenit të ndarë padrejtësisht, është kjo, nëpërmjet bashkëpunimit në fushën e legjislacionit, krijimit të trupave të përhershëm dhe shkëmbimit të përvojave reciproke.

Sipas tij, kjo mundëson largimin e dallimeve sociale, të cilat tha se janë prodhuar si rezultat i ndarjes juridike e politike të kombit.

“Është në dorën tonë, si shtete dhe si parlamente, që ta kompensojmë kohën e gjatë e të qenit të ndarë padrejtësisht, që tani përmes legjislacionit të sheshojmë dallimet sociale që kanë prodhuar rendet e ndara politike e juridike mbi kombin tonë, veçanërisht në Kosovë dhe trojet e tjera jashtë Shqipërisë. Në modernitet identiteti kombëtar dhe kultura kombëtare kultivohen çdo ditë me mekanizma shtetërorë, me synimin për ta mirëmbajtur homogjenitetin dhe kohezionin social e identitar, të domosdoshëm për ekzistencën dhe prosperitetin e kombit tonë”, përfundoi kryeparlamentari Konjufca. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.