HW

Konjufca propozon shkarkimin e Vlora Çitakut dhe gjashtë ambasadorëve të tjerë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ministri i Punëve të Jashtme e të Kosovës, Glauk Konjufca ka propozuar tërheqjen e misionit të shtatë ambasadorëve politik të Kosovës nëpër vende të ndryshme të botës.

Ambasadoren e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku e gjashtë ambasadorë të tjerë.

Konjufca tha se që në fillim të mandatit është zotuar për vendosjen e rregullit dhe ligjit në ministrin të cilën tashmë ai e udhëheq.

Tutje ai tha se ndër hapat e radhës është edhe kërkesa për kthimin e ambasadorëve politik të cilët e kanë përfunduar mandatin 4 vjeçar sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, raporton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Që në fillim të mandatit jam zotuar për vendosjen e rregullit dhe ligjit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Një ndër hapat e radhës është edhe kërkesa për kthimin e ambasadorëve politik që e kanë përfunduar mandatin 4 vjeçar të paraparë sipas ligjeve në fuqi të Republikës se Kosovës.

Duke u bazuar në nenin 93, pika 8 dhe nenin 84 pika 25 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe nenin 13 të Ligjit nr.03/L-122 për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës (GZ. Nr 46/15 janar 2009) dhe bazuar në nenin 10 (paragrafi 9) të Rregullores për Shërbimin e Jashtëm dhe me qëllim të respektimit të nenit 7,7 të Ligjit Nr.03/L-207 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.03/L-044 për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës,( GZ.76, 10 gusht 2010), në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, propozoj tërheqjen nga misioni të këtyre ambasadorëve politik :

UBT

Znj. Vlora Çitaku

Z. Edon Cana

Z. Lirim Grejçevci

Z. Shpend Kallaba

Znj. Mimoza Ahmetaj

Z. Ylber Hysa

Z. Ramadan Avdiu

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.